Ka nisur xhirimi i filmit i metrazhit të gjatë “Kampion” për kampionin olimpik në vitin 1984, Shaban Tërstena.
Ky film dokumentar do të incizohet me ndihmën e Agjensisë për film e cila do të ndajë 50 mijë euro për realizimin e tij. Filmi dokumentar është për fituesin e medaljes së artë nga Lojërat Olimpike në Los Angelos në vitin 1984 në mundje në stil të lirë, raporton Lajm.
“Kampion” është duke e realizuar shtëpia e filmit “Skopje Film” me ekipin Igor Ivanov-Izi, regjisor, Sashko Nasev-skenarist në bashkëpunim me kampionin Shaban Tërstena, kurse producent Toni Salkovski.
Filmi ka të bëj me jetën dhe veprën e kampionit të vetëm olimpik nga Maqedonia. Të kujtojmë se me 7 dhjetor ishte promovuar libri për Tërstenën, “Rruga e kampionit olimpik”.