Mediat e huaja: Përkundër lëndimeve Majlinda shumë e fuqishme karshi kundërshtareve, ja xhudistja tjetër e rrezikshme nga Kosova

Xhudo

Mediat e huaja: Përkundër lëndimeve Majlinda shumë e fuqishme karshi kundërshtareve, ja xhudistja tjetër e rrezikshme nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 prill 2017 Në ora: 18:54
Majlinda Kelmendi

"Majlinda Kelmendi ka fituar titullin e tretë Kampion të Europës. Përkundër një lëndimi në fyt, ajo ishte shumë e fuqishme për kundërshtaret tjera. Befasi ishte finalja kundër ruses Alesya Kuznetsova, që përkundër peshës dhe favoreve tjera u mposht 49 sekonda përpara përfundimit me ippon," shkruan jufoinside.com. "Kurgjë s’mund të bëhej kundër Kelmendit, fituese në 2014, 2015 dhe 2017. Ramos ishte e vetmja që e vuri disi në vështirësi vajzën nga Kosova."

Image
Xhudistja zvicerane Evelyne Tschopp

Më pas media tregon edhe suksesin se Distria Krasniqi që u mposht në gjysmëfinale nga Giuffrida. “Distria Krasniqi është xhudistja e dytë e rrezikshme nga Kosova,” përcjell botasot.info.

Edhe media zvicerane, fm1today.ch ka shkruar për suksesin e “favorites kryesore” Majlinda Kelmendi, por më shumë është ndalur te suksesi i xhudistes zvicerane Evelyne Tschopp, e cila fitoi medaljen e bronztë.

Tschopp humbi kundrejt Majlindës në çerekfinalen e Lojërave Olimpike, kujton televizioni zviceran “Srf”./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat