Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, është gati për supersfidën e madhe përkatësisht për Kampionatin Botëror, që fillon me 28 gusht e mbaron me 3 shtator në Budapest të Hungarisë.
Ajo së bashku me Nora Gjakovën, Distria Krasniqin dhe Akil Gjakovën, do të jenë në këtë ngjarje të madhe, me synime për medalje sidomos Majlinda pretendon titullin e tretë të botës. Majlinda bëri një foto atraktive me fëmijët e futbollistit pejan, Fetim Kasapi. “Sot ishte kënaqësi që fëmijët e mi takuan kampionen e shumëfishtë botërore dhe evropiane”, shkruan Fetimi, përcjell “Bota sot”.