Kina me mbi një miliard banorë, mbeti sot pa asnjë medalje në garën prestigjioze Guangzhou Masters në xhudo. Kina nuk i gëzoi tifozë e saj të paktën me një medalje, si vend organizatorë. Kina me mbi një miliard banorë, mbeti pa medalje!” Kinezët u përfaqësuan sot me shtatë garues (4 femra e tre meshkuj), por asnjëri nuk u fut as në zonën e medaljeve. Kosova me tre garues u tregua fuqi, arriti dy medalje, të artën Distria Krasniqi (-48 kg) dhe të argjendtën Nora Gjakova (-57 kg), kurse Akil Gjakova zuri vendin e shtatë (-73 kg). E veçantë apo jo, Kosova me dy milionë banorë, ka dy medalje, kurse Kina asnjë medalje, me mbi një miliard banorë, plus ka qenë mikpritëse e kësaj gare.