Besnik Rraci në hapjen e Ekspozitës “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës” në Zvicër 

Zvicra

Besnik Rraci në hapjen e Ekspozitës “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës” në Zvicër 

Nga: Haki Latifi Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:36
Besnik Rraci

Fjala e Besnik Rraci në hapjen e Ekspozitës “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës” në qytetin Burgdorf/BE  në Zvicër 

Të nderuar të pranishëm, të nderuara, zonja e zoterinjë, 

Me lejoni së pari të pershendes organizatorët e ketij evenimentikulturor, e falenderojmë   nëndegen  e LDK-së, të Burgorfit në Zvicer, perkatësisht  Kryetarin e saj, z. Refki Kryeziun, dhe poashtu, veprimtarin e shquar të LDK-së dhe të çështjes kombëtare në përgjthsi z. Haki Latifi, i cili ishte edhe kryetar disa vjeçar i degës qëndrore të LDK-s՝ në Zvicër, të cilën degë e udhëhoqi me plotë sukses,  që më kërkesën dhe angazhimin e tyre dhe të aktivistëve tjerë të kësaj nëndege na kanë mundësuar që të vijmë këtu të prezantojmë para opinionit shqiptar dhe atij zvicran, ekspozitën kushtuarPresidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me titull: "Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës". 

Të nderuar pjesëmarrës,  

Në vazhdim më lejoni të elaboroj shkurtimisht ecurin e projektit në përgjithsi, në cilësin e bashkautorit të kësaj ekspozite, ku unë së bashku me Dr. Sadik Krasniqin, për të ardhur deri ketu,  ky projekt ka kaluar në tri faza të realizimit. 

Faza e parë i ka paraprirë e hulumtimëve të materialëve në teren, qoftë hulumtime në Kosovë dhe jashtë vendit, si hulumtime në Gjermani, Zvicër, Itali, SHBA etj.

Duke na mundësuar të kemi një fond me koleksione të ndryshme, objekte tredimensionale, relikte të ndryshme dhefotografi të Presidentit Rugova, të bashkëpunëtorëve të tij, që i përkisnin  përiudhës së tij.  Mbledhja e këtij fondi muzeal ka rezultuar me hapjen ekspozitës Statike në Muzeun kombëtar të Kosovës, me 24 maj 2018,  me rastin e ditës së Presidentit të Kosovës, (tash e një vit ).  Ku siq dihet, vet Presidenti Rugova e ka inaguruar si ditë të Presidentit, (sepse, po në këtë  datë në vitin 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe Presidenciale të vitin 1992). 

Ekspozita në fjalë ka qenë e hapur për publikun deri ne fund te ketij viti në ambientet e Muzeut të Kosoves, që rezulton edhe me përmbylljen e fazës së parë.  Ndërsa faza e dytë është ekspozita lëvizëse e cila do të rrugëtojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat