Leon Sahiti është 17 vjeçari nga Peja me banim në Zvicër, i cili ka gjetur vdekjen dje në Zvicër, nga goditja e trenit.
Goditja nga treni ka qenë fatale për Leonin.
Burime pranë familjes së Leonit në Pejë, kanë pohuar se trupi i pajetë i të riut tani ndodhet tek autoritetet zvicërane, respektivisht tek Mjekësia Ligjore, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në Zvicër. Koha e varrimit do varet nga procedurat e Mjekësisë ligjore, përderisa tek familja e gjërë në Pejë do të zhvillohet ceremonia e pritjes për ngushëllime.