Iu bashkua ISIS-it kur ishte 15 vjeçe, ja vendimi që ka marrë gjykata zvicerane për vajzën me origjinë shqiptare

Zvicra

Iu bashkua ISIS-it kur ishte 15 vjeçe, ja vendimi që ka marrë gjykata zvicerane për vajzën me origjinë shqiptare

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:19
Vajza shqiptare

Në vitin 2014, vajza nga Winterthuri kishte udhëtuar me vëllain e saj atëherë 16-vjeçar në territorin e milicisë terroriste të Shteti Islamik (IS) në Siri Gjykata e Lartë (kantonale) e Cyrihut e kishte dënuar me burgim një të re e cila kishte udhëtuar në zonën e Shtetit Islamik (IS) në vitin 2014 kur ishte 15 vjeçe.

Pjesën më të madhe të dënimit vajza shqiptare me prejardhje nga Kosova tashmë e ka vuajtur. Ndërsa tanimë trupi gjykues ka vendosur që e reja 21 vjeçe, të mos vazhdojë terapinë risocializuese shkruan nzz.ch.

Gjykata e Lartë e Cyrihut ka bërë të ditur të enjten se është dëshmuar në mënyrë të padyshimtë se e akuzuara ka qenë në Siri, në një rajon që i atribuohej organizatës islamike IS. Pas një apeli të bërë me shkrim, gjykata ka marrë vendimin për rastin në 22 tetor.

Në vitin 2014, vajza nga Winterthuri kishte udhëtuar me vëllain e saj atëherë 16-vjeçar në territorin e milicisë terroriste të Shteti Islamik (IS) në Siri.

Vëllai dhe motra kanë qenë në kontakt të ngushtë me simpatizantët e IS dhe janë përpjekur të bindin familjarë dhe miq nga Zvicra për idenë e tyre.

Vajza u dënua me kusht prej dhjetë muajsh, kohë të cilën ajo e ka vuajtur tashmë pasi ka qëndruar në burg për nëntë muaj gjatë periudhës së hetimit.

Para gjykatës së lartë ajo është mbrojtur kryesisht kundër masës së terapisë bisedore, të shqiptuar nga gjykata e ulët. Ndërsa Gjykata e lartë tani ka pranuar ankesën e saj.

E akuzuara tashmë nuk është adoleshente por e rritur. Ajo ka përfunduar me sukses shkollimin profesional dhe është e integruar në jetën e punës.

Ndryshe nga motra e tij, vëllai një vjet më i madh është dënuar me njëmbëdhjetë muaj burgim. Gjatë periudhës së hetimit, ai tashmë kishte vuajtur dhjetë muaj burg.

Por ai, duket se nuk ka hequr dorë nga ideologjia: Prokuroria Federale tashmë ka iniciuar procedura të reja penale kundër tij, përsëri për shkeljen e ndalimit të ligjit mbi IS-in.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat