Majlinda e vizioneve dhe sukseseve pa fund

Zvicra

Majlinda e vizioneve dhe sukseseve pa fund

Nga: Nexhmedin Saqipi Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:47
Majlinda Sulejmani

Diaspora shqiptare, gjithmonë, ka qenë dhe mbetet një dorë e zgjatur për vendlindjen. Gjeneratat e viteve të 70-ta e këndej, më tepër në perëndim kanë qenë punëtor të krahut, ndërsa tani kanë ndryshuar gjërat. Gjeneratat e reja, janë integruar në sistemet politiko - shoqërore, duke arritur suksese në fushën e veprimtarive politike e shoqërore.

Në mesin e kësaj gjenerate të artë, është e personazhi i rrëfimit tonë, e ajo quhet Majlinda Sulejmani-Sulejmani e lindur, më 5 prill 1989, në Gjilan të Kosovës, origjina e së cilës është nga Lugina e Preshevës, përkatësisht Komuna Bujanocit (Breznicë e Epërme).

Familja e Majlindës, në dhjetor të vitit 1989, emigron si shumë familje shqiptare nga Malësia e Bujanocit për në Zvicër, ku vazhdon të jetoj babai i saj Musah Sulejmani.

Profesioni

Majlinda me profesion është politikane, ndërsa nga sfera e mjekësisë, është në kryesi të Departamentit të Klinikës paracelsus në appencel të terapive të ndryshme si: infuzione, rehabilitim, hiperthermi, onkothermi, labor, emergjencë, radiografi etj.

Majlinda, shkollimin e shtrinë në këto pika: eksperiencë në emergjencë, eksperiencë në psikiatri si drejtore, mësimdhënëse në shkollat profesionale të mjekësisë, eksperte e rentgenit, eksperte e gipsit në mjekësi, kontabilitet, dhe Masterin në menaxhment health si dhe përkthyese.

Po me kaq, nuk mbaron angazhimi i Majlindës, ajo veprimtarinë e saj e shtrinë edhe në fushën e politikës : Ajo është në kryesi të partisë CVP (Partia e mjedisit) të grave të Kantonit San Galles – Kryetare CVP st. Margrethen te kantonit St. Gallen dhe në kryesi të komisionit shëndetësor të San Galles. – Academy of Leadership Sciences Sëitzerland, si eksperte e shkencës dhe praktikës ofrojë këshilla profesionale në fushën e lidershipit të politikës në bashkëpunim me profesor Dr. Fadil Qitakun. Nga ana private e Majlindës, ajo është e martuar me Skender Nazinder Sulejmanin nga Tërnoci me vendbanim në Zvicër, që është edhe menaxher dhe koordinues i saj.

Portali Jetapress, gjithashtu mëson se Majlinda ishte kandidate për Parlamentin Kantonal me 89 vota, por për pak vota nuk arriti të zgjidhet në këtë post shumë të rëndësishëm parlamentar. Megjithatë, Majlinda nuk heq dorë nga garat e mëtejme kur të organizohen zgjedhjet me shpresë se do të arrij suksese më të mëdha.

Planet

Zvicra, gjithashtu ka nevojë për emigrantë. Ne duhet të integrohemi në Zvicër në mënyrë që të mund të përfaqësojmë filozofinë, detyrat dhe të drejtat e brendshme dhe të jashtme; kjo është mënyra e vetme për të arritur integrimin e suksesshëm në të dy palët.

Pavarësisht angazhimit në Zvicër, Majlinda, me kënaqësi i përcjell zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, duke mbështetur ata politikanë që janë praktikë dhe pragmatikë. Të njëjtin qëndrim e mban edhe për politikën shqiptare në Luginë të Preshevës, e cila sipas saj duhet të jetë parimore dhe liderët e saj duhet të jenë unikë, në mënyrë që t’i realizojnë interesat e qytetarëve për më shumë të drejta në vendet autoktone ku jetojnë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat