Shkolla Shqipe në kantonin e Friburgut ka shënuar pesëvjetorin e punës së saj në kuadër të Lapsh Zvicër.
Në mbledhjen e Këshillit Kantonal të mbajtur më 09.06.2021, u diskutua në përgjithësi për vështersit nëpër të cilat po kalon mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Zvicër dhe veçanërisht në Kantonin e Friburgut.
Mungesa e mbështetjes së shteteve tona amë në njërën anë dhe mosinteresimi i prindërve për rëndësin e mësimit të gjuhës shqipe te fëmijët, përfundimi i vitit shkollor 2020/2021, përgaditjet për vitin shkollor 2021/2022, ishin disa nga temat që u biseduan në këtë takim të fundvitit shkollor.
Pasi u analizuan të gjitha temat,erdhi në përfundim se pavarsisht angazhimit të mësimdhënësve, Këshillit Kantonal dhe Këshillave të Prindërve,interesimi i prindërve shqiptar është i ulët dhe me një numër simbolik në krahasim me numrin e lartë të shqiptarëve që jetojnë në këtë kanton.
Si përfundim u morën këto vendime:
Shkolla Shqipe në kantonin e Friburgut gjatë vitit shkollor 2021/2022 do të jetë falas për gjithë nxënësit që duan të mësojnë të flasin dhe shkruajnë bukur gjuhën shqipe, të njohin dhe mësojnë historin,artin dhe kulturën shqiptare.
Ne ftojmë të gjithë prindërit shqiptarë në kantonin e Friburgut që të regjistrojnë fëmijët e tyre në Shkollën Shqipe për vitin shkollor 2021/2022!
-Të drejt regjistrimi kanë të gjithë nxënësit nga klasa e dytë gjerë në klasën e nëntë.
Kushtet:
-Nxënësit obligohet që të vinë rregullisht në mësim gjatë gjithë vitit shkollor.
-Prindërit do të plotësojnë formularët me të cilin zotohen se do ti sjellin fëmijët rregullisht gjatë gjithë vitit shkollor.
-Mësimi mbahet nëse në një klasë plotësohet numri prej 15 nxënësish.
-Afati për regjistrim është nga data e publikimit në gazetat e ditës deri më 15 gusht 2021.
-Në fund të vitit shkollor, nxënësit marrin Cerifikat si dëshmi që kanë ndjekur kurset e gjuhës së origjinës dhe kjo regjistrohet në Dëftesën e shkollës së rregullt zvicerane.
Gjithashtu ftojmë të gjithë mësimdhënësit, prindërit shqiptarë dhe kushdo që dëshiron në kontriboj në misionin e ruajtjes dhe trashëgimisë së gjuhës dhe kulturës shqiptare te fëmijët tanë, të na bashkohen në këtë rrugëtim të shenjët.
Për informata të tjera kontaktoni në adresën elektronike:
[email protected], ose numër telefoni
079 254 21 22
079 703 19 13
Shqipe Çallaki
Koordinatore
LAPSH Friburg
Këshilli për informim
Lapsh Friburg
Hajdin Çallaki