Arrestohen katër shqiptarë nga Kosova në Zvicër, kjo është arsyeja

Zvicra

Arrestohen katër shqiptarë nga Kosova në Zvicër, kjo është arsyeja

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:12
Ilustrim

Policia zvicerane në një aksion të realizuar së bashku me Administratën Federale të Doganave kanë arritur të kapin në qytetin e Aargaut një sasi prej 116 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Në këtë aksion janë arrestuar katër shqiptarë nga Kosova.

Vlera e drogës llogaritet të jetë 1 milion frang apo 915 mijë e 687 e 63 euro.

Siç raporton Blick.ch droga ishte fshehur në rimorkion e kamionit.

Njëri nga ta është pronar i një agjencionit turistik  në Aaargau, ndërsa tjetri është vëllau i tij.

Dy të tjerët janë shoferët që kanë vozitur kampionin.

Të arrestuarit janë burra mes moshës 26 dhe 45 vjeç dhe të gjithë janë në paraburgim.

Image
Droga
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat