Mërgimtarët në Zvicer i japin mbështetje të fuqishme kandidatëve për kryetarë, Mimoza Kusarit dhe Alban Hysenit

Zvicra

Mërgimtarët në Zvicer i japin mbështetje të fuqishme kandidatëve për kryetarë, Mimoza Kusarit dhe Alban Hysenit

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 16:34
Kusari e Hyseni në Zvicër

Nje javë para zgjedhjeve në Kosovë në 12 komuna në Zvicer janë zhvilluar tre tubime me diasporën shqiptare të organizuar nga aktivistë të pikave të VV  në Winterthur, Aarau dhe Gjenevë, ku mysafirët nga Kosova, ishin zyrtarë të kësaj partie Mimoza Kusari-Lila dhe Alban Hyseni, kandidat potencial për kryetar të Gjakovës dhe Gjilanit.

Të pritur nga Bekim Hoti, kryetar i LVV Qendra në Zvicër dhe Shemsi Shema shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Qendrën e LVV në Zvicër, deputetja e Republikës se Kosoves Mimoza Kusari- Lila shefe e grupit parlamentar të LVV në Parlamentin e Kosovës dhe kandidate nga LVV për kryetare të komunës së Gjakovës dhe Alban S. Hyseni deputet i LVV në Parlamentin e Kosovës dhe kandidatë i LVV për kryetar të komunës së Gjilanit dje kane zhvilluar tubime informative në Zvicër (në Aarau dhe Gjenevë) mbi zhvillimet e e fundit në Kosovë me theks të posaqem rreth pandemisë dhe zgjedhjeve komunale (balotazhit) të 14 nëntorit, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Hyseni duke folur rreth Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka shprehur shqetësimin e tij sidomos ne Medvegjë me pasivizimin e adresave. I pyetur nga gazetari i gazetës zvicerane Le Canton27.ch rreth 20 mijë shqiptarëve nga Lugina ne Gjilan, Fushë-Kosovë e gjetiu të cilet këto njëzetë vitit e fundit po qeëndrojne azil në vend të vetin për të cilin luftuan e sakrifikuan, pa kurrefarë dokumentesh, ai ka premtuar se kjo çështje do të zgjidhet me kohën, madje përmes një marrëveshje në Bruksel.

Kandidatja për kryetare e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila  bashkë me kandidatin tjetër për kryetar ne Gjilan, z.Alban Hysenin kanë marrë përkrahke të madhe edhe nga diaspora. Kusari-Lila dhe Hyseni po qëndron në Zvicër nga ku i është konfirmuar përkrahje e fuqishme në të gjitha format nga mërgimtaret shqiptare në Zvicër të cilët një pejsë e amdhe kanë votuar përmes postes dhe një pjesë tjetër po ashtu e madhe do të udhtojnë drejt Prishtinës me 14 nentor për të votuar fizikisht ne Kosovë.

Mimoza Kusari-Lila  para mases së tubuar ne Aarau tha se “Ne kemi diasporën më të fuqishme në ballkan si nga aspektui intelektual ashtu edhe ai ekonomik dhe bizneseve. Prandaj, ju mergimtarë  jeni fuqia më e madhe investuese dhe shtetndërtimit të Kosovës..”

Kandidati dhe deputeti nga Gjilani Alban Hyseni para mërgimitarëve në Zvicer tha se “Ju jeni sot ambasador të kombin tonë që dje ishit pjesë e ndertmit dhe clirimit te Kosovës nga frontet deri tek pavarësia e Kosovës.. Prandaj ju e meritoni te keni përfaqesuesin e juaj ne parlamentin e Republikës se Kosovës.”

Duke folur për menaxhimiun e pandemisë në Kosovë, deputetja Mimoza Kusari- Lila shefe e grupit parlamentar të LVV në Parlamentin e Kosovës para mergimtareve doli me njemesazh duke apeluar tek ata qe te vaksinohen!  

Letra e Arben Vitisë

“Mërgata ka qenë fuqia jonë në luftë e në paqe. Kjo mërgatë e bukur mund të jetë fuqi e NDRYSHIMIT edhe në zgjedhjet e së dielës, më 14 nëntor. Janë të shumtë ata që na kanë njoftuar se kanë dhe do të marrin rrugë për të qenë pjesë e NDRYSHIMIT në zgjedhjet e 14 nëntorit në Kryeqendrën tonë Prishtinë e kudo në komunat e Kosovës.

Ju keni qenë pjesë e rëndësishme e NDRYSHIMIT edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, andaj ju mirëpresim me mendje e me zemër që të jeni pjesë e ndryshimit të nevojshëm në Prishtinë dhe në komunat tjera të vendit tonë. Respekt për tërë ato gjenerata të mërgatës tonë, të cilat për shkaqe të terrorit serb dhe varfërisë ekstreme që sillte ky terror, qenë detyruar ta linin Kosovën, por që sytë, mendjen dhe zemrat gjithmonë i mbajtën të drejtuara nga Kosova dhe tërë populli shqiptar. Kjo e bën mërgaten tonë unike dhe për këtë meritojnë respektin maksimal.

Për fund, duke ditur arsenalin e madh që ka mërgata jonë përmes firmave të shumta që kanë nëpër vende të ndryshme do të ishte e domosdoshme që Kosova përmes mekanizmave brenda dhe jashtë vendit të ndërtonte dhe për më tepër mirëmbante kontaktet duke ua mundësuar dhe lehtësuar atyre që të investojnë në Kosovë. Me shumë respekt dhe Mirë se Vini në Atdheun tonë dhe tuajin !..”, thuhet ne medazhin e  Arben Vitisë.

Në këto takime mes deputetëve me diasporën, ku muarrën pjesë qindra mërgimtarë jo vetëm anëtarë të VV, por edhe partive tjera që aderuan në Vetëvendosje. Diskutimet e Mimoza Kualsit-Lila dhe Alban Hyseni u ndoqën me një ineteresim të madh të percjellura herë pas here me duaktrokitje të gjata nga mërgimtaret jo vetëm nga Kosova, por edhe nga gjitha viset shqiptare si nga: Shqipëria ashtu edhe nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Mali i Zi që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Pyetjet  e bashkëaktdhetareve drejtuar mysafirëve nga Gjakova dhe Gjilani ishin më të ndryshmet si për mënyren e votimim, për pritoritet dhe dy kandidatëve për kryetar komune, për synimet dhe projektet, por nuk munguan as pyetjet  per gjendjen aktuale, sidomos në Veri të Kosovës dhe Luginen e Preshevës, por edhe per pandeminë si dhe “ballkanin e hapur” të Aleksander Vuçiqit dhe Edi Ramës.

Interesi i mergimtareve nga këto tubime ne Arrau dhe Gjenevë me deputetët nga Kosova ishte edhe themelimi i një fondacioni i shqiptarëve në Zvicër apo perëndim për raste emergjencë për shtetin e Kosovës qoftë për zhvillim dhe ndërtim apo për perforcimin e instituiconeve tona për ushtri apo për polici  të cilet u shprehen të gatshëm të kontribuojnë.

Ilmi Cakolli dhe Naim Avdyli aktivist në Pikën e LVV në Obersee-St.Gallen, Qendra në Zvicër thanë se interesimi i mërgimtarëve në këto tubime ishte i madh po aq edhe për të shkuar në Kosove per votimet e 14 nëntorit. Kurse deputeti zviceran Kushtrim Berisha ka ftuar diasporen shqiptare qe t’i pergjigjen sa me shume fteses se VV per te votuar te dielen e ardhshme ne Kosove, për të cilën ditë janë rezervuar aeroplane enkas për ketë udhetim.

Në kontakt me autoritet zvicerane, aeroportet dhe agjencitë e udhëtimeve kemi mësuar se nga sot nga aeropori i Zvicrës (Gjenevë, Bazel dhe Zurich) deri para së dielës së javës e ardhshme (ditës së votimit) drejt Prishtinës do të flutojnë mbi 20 aeroplanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat