Swiss Albanian Women - Ticino në bashkëpunim me LAPSH, rikthyen mësimin plotësues në gjuhen shqipe në Ticino

Zvicra

Swiss Albanian Women - Ticino në bashkëpunim me LAPSH, rikthyen mësimin plotësues në gjuhen shqipe në Ticino

Nga: Lindita Osmani Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Liceo Kantonal të Bellinzones, më një ceremoni modeste, me datën 18 shtator 2021 u përurua fillimi shkollore 2021/2022 ku filluan mësimin 10 nxënës nga klasa e parë fillore deri te klasa e 9të.

Na nderoi me ardhjen e tij kryetari i LAPSH-ë z. Nexhat Maloku, i cili me një fjalë rasti përgëzoi Zonjën Lindita Osmani, ish- nxënëse e shkollës shqipe, për iniciativën si dhe shoqatën Swiss Albanian Women – Ticino për punën dhe vullnetin e nënave për të rihapur shkollën. Zonja Osmani foli për rëndësinë e kësaj arritje, si dhe i falënderoj prindërit për bashkëpunimin dhe interesimin për shkollën shqipe.

Ajo theksoi se SAW-TI është duke vazhduar punën e paraardhësve te tyre dhe se vetëm fal punës së tyre dhe vetëdijesimit të prindërve ne arritëm qe sot te jemi këtu. Një falënderim i veçantë shkoj edhe për ato Nëna qe ju bashkuan qe të realizohet ky projekt kaq i duhur e i qëlluar.

Në këtë rast u dhuruan dy mirënjohje nga shoqata për ti nderuar për punën e tyre të palodhshme ish mësuesin Z. Hazbi Gubetinin dhe Z. Mustaf Kryeziun ish kryetari i lidhjes së arsimtareve dhe prindërve në Kanton Ticino, njëherit edhe anëtar i kryesisë se LAPSH-it në Zvicër.

Mësuesja Melihate Durmishi përshëndeti nxënësit e saj, prindërit e të gjithë të pranishmit, i ftoj nxënësit te shkojnë në klasë për te filluar kështu dita e parë e mësimit. TV RIVIERA 24 ndoqi nga afër të gjithë ceremoninë ku me përkushtim e përcolli festen duke filmuar, fotografuar dhe duke intervistuar të pranishmit. Autofelix - Sponsor - - - - - Një muaj më vonë, me 16 tetor 2021 në Bellinzona u hap dhe paralelja e dytë, me mësuesen Safete, duke përfshirë edhe nxënësit e grupmoshave parashkollore.”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat