Nesër varroset Fjoralba Kallaba që u shkel për vdekje në Zvicër

Zvicra

Nesër varroset Fjoralba Kallaba që u shkel për vdekje në Zvicër

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:31
Fjoralba Kallaba

28-vjeçarja me prejardhje nga Kamenica, Fjoralba Kallaba, që u godit për vdekje nga një veturë në Cyrih të Zvicrës, do të bëhet nesër.

Familjarët e saj kanë njoftuar se lamtumira e fundit Fjoralbës do t’i jepet nesër, në orën 10:00 në Friedhod, Witikon, në Cyrih.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtunën në mbrëmje, ku shkaku i plagëve të marra nga goditja e veturës, 28-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Mediat në Zvicër bën të ditur se Policia është duke e hetuar aksidentin dhe kërkuar dëshmitarë lidhur me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat