Jetoni goditi me tre pëlumba kundërshtarin e tij, dënohet me 16 vjet e gjysmë burgim

Zvicra

Jetoni goditi me tre pëlumba kundërshtarin e tij, dënohet me 16 vjet e gjysmë burgim

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:38
Jetoni

Dënimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit të Kantonit të Cyrihut të mërkurën për Jetonin, një 30-vjeçar i cili u arrestua në vitin 2015 pasi vrau rivalin e tij pranë një pompe karburanti në Cyrih-Affoltern, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuat burimeve të Minstirisë Publike të kantonit të Zurichut.

Për gjyqtarët, nuk kishte asnjë dyshim për fajin e burrit.

“Vepra është afër vrasjes”, tha kryetari i trupit gjykues.

Vetëmbrojtja, e pretenduar nga avokati i Jetonit, nuk arriti të bindë.

“Kushdo që dorëzon një armë vdekjeprurëse në një mjedis shumë kriminal dhe të dhunshëm, e di se duhet të presë që ajo të përdoret,” vuri në dukje gjykata.

Për më tepër, sherri i dhunshëm që i parapriu të shtënave nuk ka mjaftuar për t’i bërë gjyqtarët të besojnë se plumbat janë shkrepur në mbrojtje të vdekjes së sigurt.

Megjithatë, gjykata nuk ka urdhëruar internimin, siç ka kërkuar prokuroria.

“Mund të flasim për delikuencën e tij me orë të tëra, gjithçka shkon në fëmijërinë e tij. Ai duhet të ndryshojë tërësisht jetën e tij”, tha prokurori.

Një psikiatër ishte shprehur kundër internimit.

Më tej, gjyqtarët vendosën se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të vendosur një sanksion të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat