Preken edhe mërgimtarët nga Kosova, ky është vendimi i ri i Zvicrës për vaksinat

Zvicra

Preken edhe mërgimtarët nga Kosova, ky është vendimi i ri i Zvicrës për vaksinat

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:23
Zvicra

Këshilli Federal ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore – kryesisht për ata që duan të udhëtojnë.

Për udhëtime jashtë vendit, sipas Këshillit Federal, mund të jetë e nevojshme, gegjësisht të kërkohet që të bëhet një vaksinim tjetër përforcues.

Në të ardhmen, kjo mundësi do të jetë e disponueshme nga qendrat e vaksinimit të përcaktuara nga kantonet, shkruan BAG. Por, shpenzimet duhet të përballohen nga vetë udhëtarët.

Çmimi do të përcaktohet nga kantonet dhe qendrat e vaksinimit. Ndërkohë, të gjitha vaksinimet e rekomanduara – siç është vaksinimi i dytë përforcues për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar – do të mbeten pa pagesë, sipas Këshillit Federal.

Por, vaksinimi përforcues për udhëtime kryhet jashtë miratimit të Swissmedic (off-label) dhe pa rekomandimin e BAG dhe EKI, prandaj duhet ta paguajë vetë i interesuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat