Në Fully të Zvicrës u mbajt koncerti i 25 jubilar kushtuar Medvegjës dhe viseve tjera shqiptare

Zvicra

Në Fully të Zvicrës u mbajt koncerti i 25 jubilar kushtuar Medvegjës dhe viseve tjera shqiptare

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:37
Pamje nga koncerti

Në organizimin e veprimtarëve të palodhur të Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, të shtunen, me 25 qershor 2022, u mbajtë koncerit i 25 jubilar i kēngëve e valleve shqipe të përgatitura nga fëmijt, nxënësit dhe veprimtarët e mërgimtarëve shqiptarë nga Medvegja, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Ishte kënaqësi të shiheshin dhe të dëgjoheshin këta të rinj e të reja, një pjesë e të cilëve janë lindur e rritur larg atdheut, duke kënduar e vallëzuar shqip, me veshjen kombëtare, emblematike të trojeve shqiptare të Medvegjës.

Këte aktivitet jubilar e zbukuruan me pjesmarrjen e tyre edhe Z. Naim Abazi e Znj. Mihrije Braha, doajenë të këngës shqipe.

Por në këtë eveniment ishin të pranishëm edhe shumë pērfaqēsues të pushtetit vendor, kantonal e qendror të Zvicrës, të cilët në fjalën e tyre përshëndetëse përdorën fjalët shqipe:”Mirë mbrëma” e “Rroftë Kosova”, si shenjë respekti ndaj shqiptarëve e qē ishte rezultat i korrektësisë, kulturës, seriozitetit e mirësjelljes së shqiptarëve në këtë shtet demokratik e mik të shqiptarëve.

Padyshim e në veçanti kētë eveniment e hijeshoi dhe e madhëroi prezenca e Sekretarit të Ambasadës së Republikës së Kosovës, shkelqēsia e tij Z.Gjenis Haxhimetaj i cili me fjalën përshëndetēse vëllezërore i ngrohu zemrat e mërgimtarëve në këtë natë me shi të Alpeve Zvicerane.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Sh.H. ”Medvegja” z. Zymer Hajrullahu.

Këtë eveniment si zakonisht, e përcolli gazetari e vëllai nga Presheva, z. Dashnim Hebibi.

Unë me Dr. Enver Abazin, i falënderoj vëllezërisht për ftesën dhe mirënjohjen e ndarë, duke u uruar organizuesëve dhe pjesmarrësve shëndet dhe lumturi. Koncerti si gjithmonë ishte humanitar dhe bëmirës. / Rexhep Abazi

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat