Lugina e Preshevës nuk do të harrohet

Zvicra

Lugina e Preshevës nuk do të harrohet

Nga: Dashnim Ebibi Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 12:49
Foto nga takimi

Lugina e Preshevës, është nderuar, nderohet e do të nderohet edhe nga diaspora e Dardanisë, jo vetëm në Zvicër, por gjithandej botës. Mbrëmë, në kryeqendrën e Zvicrës mike, në qendër të Bernit me organizim të aktivistëve të Vetëvendosjes, u kremtua 28 Nëntori, festa kombëtare.

Mysafirë nga Kosova ishte, kryeparlamentari z. Glauk Konjufca, mysafire të shumtë nga e gjithë Zvicra, përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës në Zvicër, Dr.sc.Gjernis Haxhimehmeti dhe mysafirë special nga Lugina e Preshevës, ishin z. Shaip Kamberi, zonja Ardita Sinani dhe z. Ragmi Mustafi. Ishte vërtetë atmosferë madhështore dhe thuajse në çdo përshëndëtje të mysafirëve special, ishte fjala e parë dhe e fundit, uniteti, të punojmë pa u ndal për të mirën e Dardanisë dhe të mos e harrojmë Luginën e Preshevës. Përmes duartrokitjeve, me të marrë fjalën mysafirët nga Lugina e Preshevës ishte edhe një dëshmi më shumë, se ato toka të shqipës, janë në zemrat e çdo mërgimtari, pavarësisht nga cila trevë vijnë, apo përkatësisë fetare. Jemi një e do të jemi përgjithmonë.

Na bashkon flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare. Përpos mysafirëve nga Lugina e Preshevës, ishin nderuar edhe veprimtarë të tjerë të Luginës së Preshevës, që veprojnë nëpër shoqata.

Më la përshtypje, edhe pse ishte organizim i Vetëvendosjes, nuk u fol shumë për Vetëvendosjen, por ishte manifestim shembullor, me fjalë të ëmbla, program kulturo artistik, kushtuar 28 Nëntorit.

Ishte dielli i artit, ai që ka rrezatuar e po rrezaton e do të rrezatoj për jetë, aktori i merituar z. Çun Lajçi, që me një program siç dinë ai edhe ate me lot në sy i recitoi dëshmorëve të kombit, i recitoi bashkimit kombëtar, i recitoi unitetit të shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Krejt në fund të këtij manifestimi së bashku me veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare nga Tërnoci i madh, z. Rafet Ademi, bëmë një foto kujtimi me z. Konjufca dhe i dhurova librin tim të ri: Vështrim presidencial mbi diasporën shqiptare, kryeparlamentarit, z. Glauk Konjufca. I përgezoj organizatorët, sepse kishin mbledhur veprimtarë të shumtë nga e gjithe Zvicra. Aty ku na thërret uniteti, aty ku është kuq e zi, aty e ka vendin edhe Lugina e Preshevës. Lugina e Preshevës me sy e zemër nga Dardania!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat