Eda, arka e zemrës nuk do ta mundë mendjen!

Zvicra

Eda, arka e zemrës nuk do ta mundë mendjen!

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 10:15
Dashnim Hebibi dhe Eda

Ambasadori i paqes, poeti, publicisti dhe njeherit gazetari i mirenjohur, Mr.sc. Dashnim Hebibi, qe jeton dhe vepron ne Zvicer, uron vajzen e tij e dyte Edenper datelindjen e 16-te saj me nje urim te veçantë.

Ai ne profilin e tij ne Fb shkruan:

"Kush ka vajza, botën e ka! Sapo trokiti sekonda e parë e datës 31 dhjetor, më erdhi një fllad në zemrën time, të mbushur me mall, sikur flladi i Krahinës së Mollës së Kuqe e më drejtoi në pjesën e gëzimeve, apo në lagjen e vogël të gëzimeve, që dikur ishte si oqean.

E kuptova shumë mirë dhe shkuan sytë nga qielli i këtij dhjetori me plot yje e hiq borë, por me diell e qetësi, se vajza ime e dytë, Eda, si lule, paska petalen e 16-të. Gëzuar datëlindjen e 16-të, Eda, princesha e babit! Sytë e tu të shkëlqejnë për jetë! Të këndoftë shëndeti dhe fati si dallëndyshet nëpër qiell! Trëndafilat, atje në Preshevë te Krahina e Mollës së kuqe, që i ka mbjell e ujitë, nona ime e dashur e nanushi jot, Xhevahirja, tashmë e ndjerë, që shpirti i saj sigurisht bënë dritë në përjetësi, të lulëzofshin në shpirt edhe Ty sikur mua edhe ate përgjithmonë! Nona Xhevahire, dhuratën që ta kishte pas blerë, sikur ta dinte, se do të shkoj në përjetësi, xhaxhit Bekim i kishte lënë porosinë, që kur të vije Eda në Preshevë dhe nëse nuk jam në këtë jetë ia jep dhe i thua, pesë trëndafila i ka nanushi, Dea, Daorsa, Eda, Ela dhe Elda si dhe dy princa, Genti e Adi, për nanushin, do të jeni si yjet e qiellit me plot kaltërsi.

Edhe në këto momente gëzimi, sikurse për çdo ditë, do ta mbajmë në shpirt nonën tonë. Asnjëhere, nuk më pushton  e trullon as gëzimi, që të kujtoj, se vendin e nonës, nuk e zenë, hiq, hiq, hiq, askush. Ne do të kemi sigurisht edhe gëzime të tjera dhe i kujtojmë fjalë tua, se gëzimeve tona i gëzohet shpirti jot. Prandaj, ne kemi edhe këtë gëzim e ta gëzojmë edhe shpirtin tënd. Pusho në dritën e parajsës nona e nanushi jonë.

Eda e babit, nuk munda e as, që do të mundem pa e përmend nonën time edhe në gëzim, sado që të jetë, që ta dije edhe Dea e Adi, por edhe vëllezërit e mi, Bejtullahu, Bekimi e Besniki, se të punojmë e kontribuojmë, që të kemi suksese e gëzime, se e gëzojmë edhe shpirtin e nonës tonë! Mirë kishte pas thënë nona: " Nëse fëmija ta kërkon një yll, mundohesh qiellin t'ia sjellësh". Gëzuar, bija ime, Eda, rrezato si drita e diellit dhe dhuro dritë edhe natën, sepse dielli nuk bënë gjumë! Do më kesh diell, dritë do të bëhem çdo here,  që ti të rrezatosh. Besoj shumë, se gjatë gjithë jetës, arka e zemrës nuk do ta munde mendjen tënde! Zoti të bekoftë!".

Me kete urim, Hebibi, sikur çdo prind, qe jeton dhe vepron ne diaspore, sikur ka dashur ti thote vajzes se tij, qe mos ta shkepute lidhjen me atdheun e te pareve, me Krahinen e Molles se kuqe edhe pse e e lindur e po rritet ne gurbet.

 Hebibi ka tre femije, Dea, Eda dhe Adi, eshte pare edhe ne disa libra te tij qe i ka te botuar edhe ne gjuhen gjermane e angleze, porosite femijet e tyre, qe rrenjet e shqiptarise ti ruajne ne diaspore dhe te punojne e veprojne drejt me suksese, duke respektuar e nderuar edhe me plot mirenjohje, Zvicren mike, apo siç e quan Z. Hebibi, atdheun e dyte te shqiptareve.

Image
Eda
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat