Në Zvicër u themelua Këshilli kryesor organizativ për të ndihmuar punimin dhe vendosjen e shtatores së heroit Rrustem Bruqi në Pejë

Zvicra

Në Zvicër u themelua Këshilli kryesor organizativ për të ndihmuar punimin dhe vendosjen e shtatores së heroit Rrustem Bruqi në Pejë

Më: 6 mars 2023 Në ora: 12:13
Rrustem Bruqi

SHBK”SALIH ÇEKAJ” në Zvicër kah fundi i muajt Shkurt 2023, bëri publike këtë:

“NJOFTIM

Të nderuarë bashkatëdhetarë!

Me 03.03.2023, e Premte, nën organizimin e SHBK "SALIH ÇEKAJ" mbahët takimi ku do të formohët Kēshilli pēr Financimin e Shtatorēs së Heroit Rrustem Bruqi. Tubimi fillon nē ora 19.00 në klubin "DARDANIA" në Zofingen. Ju lutem tē merrni pjesē. Me respekt Saim Tahiraj „

Në ora 19:15. Tubimi filloi punimet sipas Njoftimit të SHBH”Salih Çekaj” në Zvicër. Z. Saim Tahiraj, në emrin e Kryesisë dhe anëtarësisë i përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit e pranishem, lidhur me qëllimin thelbsor të tubimit sipas Njoftimit të bërë: Pasi bëri leximine Kërkesës për ndihmë financiare, lidhur me shpenzimet që kërkohen për punimin dhe vendosjen e Shtatorës së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë, dha sqarime se duhet themeluar Këshilli Kryesor Organizativ (KKO) siç është bërë me Projektin për ndërtimin e Memorialit në Malaj të Rugovës kushtuar kryetarit të parë dhe Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Të pranishnit u njoftuan se: Secili kurbetçar që ndihmon vullnetarisht me shumën e mjeteve që ka mundësi për t’u jetësuar dhe vendosur Shtatorja e Heroit Rrustem Bruqi në Pejë, do të bëhet publike Regjistri me emra dhe mbiemra si dhe shumën e secilit që ka ndihmuar, ashtu siç është bërë publike edhe me Memorialin e Dr. Ibrahim Rugovës në Malaj të Rugovës.

Përkrahja e pjesëmarrësve ishte e gjithanshme si me parashtrimin e pyetjeve apo edhe dhënien e mendimeve që plotësonin qëllimin thelbsor, ku edhe me sukses u themelua Këshilli Kryesor Organizativ (KKO) në përbërje prej 52 anëtarëve të cilët kanë autorizimin dhe përgjegjësinë për grumbullimin e mjeteve për qëllimin e caktuar sipër dhe pranuan edhe Regjistrin me të dhënat e duhura për secilin që ndihmon financiarisht këtë projekt. Dorëzimin e mjeteve sipas Regjistrave bëhet me lajmërim tek komisioni për pranimin e mjeteve në KKO.

Secili anëtar i (KKO) është i autorizuar për mbledhjen e ndihmave dhe mban shënimet e duhura sipas dokumentacionit që është ngarkuar.

Image
Pamje nga një pjesë e Këshillit Kryesor Organizativ prej gjithësejt 50 anëtarësh sa ka Këshilli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat