Besa Rraqi, shembull suksesi dhe integrimi në Zvicër - Ajo është nënë, biznesmene dhe aktore

Zvicra

Besa Rraqi, shembull suksesi dhe integrimi në Zvicër - Ajo është nënë, biznesmene dhe aktore

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:12
Besa Rraqi

Viteve të 90-ta shumë familje shqiptare në viset ish-Jugosllave ishin viktimë e presionit sistzematik të regjimeve sllave të cilëve ju imponua migracioni.

Njëra ndër to ishte edhe familja e Besa Rraqit nga Kërcova e cila në Zvicër kishte ardhur me prindërit e saj kur kishte vetëm dy vite.

Ajo sot jeton me familjen e saj, bashkëshortin nga Suhareka në Zvicër e instaluar në Kantonin e Zürichut, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Pas shkollimit dhe disa kurseve Besa Rraqi për nëj kohë të shkurtër arriti të mobilizojë forcat (fëmijët) dhe të hap një biznes të ndërtimeve (shiblerje jo vetëm të shtëpive, por edhe të banesave, hoteleve, godinave dhe lokaleve tjera) në kabinetin e saj në Langnau am Albis, komunë kjo zvicerane në kantonin e Cyrihut, që ndodhet në rrethin Horgen.

Besa është një gjithpërfshirëse e vërtetë e cila jo vetëm shkëlqen në jetën private si një biznesmene e suksesshme, por edhe talentin e saj si aktore e dëshmon në ekran dhe skenë.

Shkathtësia e saj është mbresëlënëse dhe ajo mishëron rolin e saj me lehtësi dhe autenticitet të jashtëzakonshëm.

Është magjepse të shohësh se si ajo kalon pa probleme midis aspekteve të ndryshme të jetës së saj, duke shkëlqyer si në biznes ashtu edhe në ekran. Përkushtimi, talenti dhe ambicia e saj e palëkundur janë evidente në çdo biznes dhe skenë, duke lene mbresa te mira tek klentet dhe publiku.

Për punën dhe aktivitetet e Besa Rraqit në fushen e biznesit dhe aktrimit fllasin më shume sukeseset e saj se sa ajo vetëm, nga modestia.

Rrjetin e saj të biznesit ajo tashmë e ka zgjeruar edhe jashtë kanotnit te Zûirchut, madje edhe jashtë kufijve të Zvicrës sidomos në disa vende te ballkanit si ne Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi etj…

Fillimisht znj. Rraqi thotë se “Ne jemi të specializuar në shitjen dhe marrjen me qira të pasurive të paluajtshme. Në të gjitha aktivitetet tona, një gjë ka prioritet kryesor: kënaqësinë e klientëve tanë. Ne ia nënshtrojmë veprimet tona, ne e përshtasim punën tonë me të. Për të përmbushur plotësisht gamën tonë të shumëanshme dhe kërkuese të shërbimeve, ne i përmbahemi me ndërgjegje vlerave bazë që kemi përcaktuar. Ata janë autoriteti ynë udhëzues dhe kontrollues, udhëzues dhe makinë në të njëjtën kohë. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të pasur sukses. Kërkon ekspertizë dhe njohuri, njohuri dhe kompetencë. Ne shohim përvojën shumëvjeçare në sektorin e pasurive të paluajtshme, e kemi mësuar zanatin tonë nga e para dhe jemi gjithmonë të përditësuar. Çdo zhvillim i ri në treg, çdo ndryshim nevojash regjistrohet nga ne. E kombinuar me mjete të fuqishme, kjo njohuri siguron që ne jemi kontakti ideal për të gjitha çështjet e pasurive të paluajtshme”.

“Për t’i dhënë secilit klient vëmendjen që meriton, ne pranojmë vetëm një numër të kufizuar mandatesh në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, ne sigurohemi që të mund të përmbushim standardet e larta – sipas maksimës: Cilësia para sasisë.

“Për gjitha keto suksese padyhsim mfaldneorj rpinderit e mi, njekohesisht bahskeshortin dhe feijet e mi qe cdo her eme rrine prane per te avancuar me sukese biznesin dhe realizuar qellimet tona ne fusha te ndryshe. Kohene  lire e shfrytëzojme ose me lexim ose me aktrim ne film. Kam ne tovline nje ser planesh dhe projektesh, ku muajve te fundit kam disa oferat edhe nga regjisor ketu ne Zvicer dhe te huaj. Por, dihet, për prioritet kemi punën, kurse aktrimin dhe leximin e kemi hobi”,  ka thënë në fund për gazetën zvicerane Le Cantron27.ch biznesmenja Besa Rraqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat