Gazetari i njohur nga Zvicra i drejtohet FFK-së dhe FSHF-së: Nderoni me mirënjohje futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane, si dhe Milaim Ramën

Zvicra

Gazetari i njohur nga Zvicra i drejtohet FFK-së dhe FSHF-së: Nderoni me mirënjohje futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane, si dhe Milaim Ramën

Nga: Dashnim Ebibi Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:47
Gazetari i njohur nga Zvicra i drejtohet FFK-së dhe FSHF-së: Nderoni me mirënjohje futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane, si dhe Milaim Ramën

Kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ditë deri te 9 shtatori ( e shtune), ku do të festojmë së bashku me zviceranët në Prishtinë në kryeqytetin e Dardanisë! Të jetë ditë feste!

Ta forcojmë edhe ma shumë miqësinë me Zvicrën! Zvicra është dhe do të mbetet atdheu i dytë i më shumë se 300.000 shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në shtetin helvetikë.

I jemi mirënjohës për mbështetjen e hershme që i ka dhënë ky vend pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe që vazhdon me e përkrah.

Sipas informacioneve që i kemi siguruar, në kombëtaren e futbollit të Zvicrës, do të luajnë katër futbollistë shqiptarë, janë ata futbollistë, që na kanë krenuar kudo që kanë luajtur me paraqitjet e tyre dhe me mburrjen, se janë shqiptarë. Sipas asaj, që kemi mësuar, janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e futbollit nëmes përfaqësues së Kosovës dhe kombëtares së Zvicrës.

Përballja e përfaqësues së Dardanëve përballë Helvetikëve siç dihet do të zhvillohet me datën 9 shtator ( e shtune) në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të festojmë së bashku dhe ta dëshmojmë edhe kësaj here siç e kemi dëshmuar gjithmonë, se shqiptarët i janë mirënjohës shtetit zviceran dhe popullit të saj, se në ditët më të vështira i kanë pasur afër.

Shkurt e shqip, Zvicra për shqiptarët është atdheu i dytë! Na duhet një festë, koncert i madh në Prishtinë dhe të fitoj më i miri e mbi të gjitha të triumfoj sporti dhe miqësia.

I drejtohem Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ate ditë, pra më 9 shtator, ti ndajnë edhe mirënjohje futbollistëve shqiptarë të kombëtares zvicerane, si Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës etj, por edhe të parit, legjendës së futbollit, Milaim Rama të cilët po bëjnë dritë në gjithë evropën e botën e duke e ngrit emrin shqiptarë.

Janë këta futbollistë me prejardhje nga tokat shqiptare të cilët kuq e zi e me gjakë shqiptari, kudo që ishin, janë e do të jenë si dhe do ta mbajnë me krenari se janë shqiptarë, por fati deshti që të luajnë në kombëtaren e një shteti mikë siç është Zvicra, por në anën tjetër, ky shtet po mbanë jo më pak se mbi 300.000 shqiptarë, që në çdo pjesë të Zvicës dëgjohet gjuha shqipe, në këtë shtet, që ka përkrahur e përkrah shqiptarët, si në sport, kulturë por edhe në shkollim.


Të mos harrojmë, se shkolla plotësuese shqipe mbahet me vite nëpër shkollat zvicerane. Shumë ndihmë të madhe i ka dhënë Zvicra e po i jep edhe sot e kësaj dite kombit tonë.

Janë ata futbollistë, që edhe i kanë motivuar e po e motivojnë gjeneratën e re që po rriten në diasporë, por edhe në gjithë tokat shqiptare. Dikur si fëmijë janë blerë T shirt të futbollistëve të huaj, por tani, po blihen T shirt të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, etj.

Të mos harrojmë, se pritja për miqtë është e veçantë dhe e njohur për ne shqiptarët. Besojmë shumë, se do ta dëshmojmë edhe kësaj here, se shqiptarët me zviceranët ishin, janë e do të jenë gjithmonë afër me njëri tjetrin. Miq të përbetuar.

Duam dhe mezi se po presim, që mediat zvicerane ti mbushin gazetat e tyre e agjencitë e lajmeve me lajme të mira, se shqiptarët ditën e dijnë ti presin miqtë dhe kanë zakon, se musafiri të ndihet si në shtëpin e tij, bukë, krip, ujë e zemër. Zviceranët dhe shqiptarët janë miq. Me ate pritje të mirë, do të nderohemi edhe ne mërgata shqiptare.

Kemi besim, siç dihet, se çdo shqiptarë kudo që ndodhet, ka fjalët më të mira për Zvicrën dhe popullin e saj. Mezi se po e presim 9 shtatorin, ta kalojmë një ditë e mbrëmje me plot gëzim me miqtë tanë zviceran. Mirësevini zviceranë në tokën e Dardanisë, në tokën e të parëve të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Milaim Ramës, Valon Behramit e shumë personaliteteve që lindën e po rriten në Zvicër.

Në vendin e shqipes, që hape dyert kur ishte më së vështiri për ta, kur i ndihmove dhe po i ndihmon vazhdimisht. Krahë për krah me Zvicrën drejt kualifimit në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat