Në tre librat e rinj të Dashnim Hebibi, do të gjeni veten të pasqyruar në petk fisnikërie

Zvicra

Në tre librat e rinj të Dashnim Hebibi, do të gjeni veten të pasqyruar në petk fisnikërie

Nga: Dahest Luma Më: 19 shtator 2023 Në ora: 11:04
Dashnim Hebibi

Si në shumë vepra të autorit Dashnim Hebibi, çështja e diasporës vazhdon të mbetet thelbi i shtjellimit brenda trungut të këtij libri.

Kësaj radhe, vlerën dhe rëndësinë e saj, ai e pasqyron përmes këndvështrimit të një profili të lartë. E kam lexuar diku një thënie që dikur qarkullonte ndër oda kullash se familja shqiptare duhej të kishte gjashtë djem, dy prej tyre që të kujdeseshin për familjen, dy të tjerë për të migruar që ta mbanin familjen nanciarisht dhe dy të mbeturit të viheshin në dispozicion për të luftuar armikun. S’do mend që ti e gjenë veten te, të pzvaktën, njëra nga këto tri kategori”, tha ndër të tjera, recensenti i tre librave, z.Jeton Arifi, M.A.

Këtë reportazh e fillova me titull nga fjalët e PhD. Dashnim Hebibit kur ju drejtua të pranishmëve në promovimin e librave të tij (ribotim). Ku ka më shenjtëri se të jesh i pastërt shpirtërisht. Nuk është e lehtë ti bashkosh mbi 100 personalitete të diasporës sonë në një promovim libri. Në një koncert apo takim partie mundet, por në promovime librash, është e vështirë. Po ndalem edhe me disa fjalë të tjera që sot i lexova në profilin e tij në FB, ku ndër të tjera shkruan e të shpërndarë për të gjithë: „ Ti kesh gjithë ata veprimtarë në promovim libri, ditë e diell, të cilêt erdhën nga katër anët e Zvicrës, është shprehje e thellë respekti, të cilin mund ta marrë njeriu. Falemnderit secilit veç e veç që më nderuat dhe që më keni nderuar gjatë këtyre 24 vjetëve që kam vepruar në mërgim.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes, autor Daut Luboja

"Librat janê gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës."

Edhe pse nuk jam i pasur me të mira materiale, pasuria ime jeni ju, veprimtarë të dëshmuar. 113 veprimtarë në kauza të ndryshme kombëtare, ti kesh në promovimin e tre librave dhe të flasin fjalët më të mira për ty, duke e dëshmuar mirësinë, është pasuri e nivelit sipëror. Ju jam mirënjohës për jetë.

Tash po e di se edhe unë paskam kontribuar deri diku. Nuk do të ndalemi së bashku edhe në të ardhmen. Shumë faleminderit për secilin që ishte prezent dhe për ata që kanë dashur të jenë, por nuk kanë mundur të vijnë! Prezenca juaj dhe nderimi që më bëtë, do më japë edhe më shumë forcë që të mos ndalem dhe ta ngris edhe më lart zërin e mërgimtarit. Zoti ju bekoftë! „Librat janë thesari i deponuar i botës dhe trashëgimia më me vlerë e gjeneratave dhe popujve“.Prandaj, ishin bashkuar bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare e nga e gjithë Zvicra, me datë 17.09.23, në Winterthur Kt. të Cyrihut për ta nderuar ate ngjarje kulturore si dhe gazetarin, poetin, publicistin, ambasadorin e paqes, doktorin e shkencave, Dashnim Hebibi.

Lirisht mundem ta them, si asnjëhere më parë, salla ishte e përmbushur, në mesin e tyre edhe shumë zonja, personalitete të larta, si përfaqësues nga Ambasada e Shqipërisë në Bern, z.Valon Gashi, përfaqësues nga Ambasada e Kosovës, z.Gjenis Haxhimehmeti, ish Konzulli I Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Sali Sefa, ish Komandanti i UÇPMB, Z. Shefket Hasani, Zenel Neziri, kryetar nderi i SHH “Medvegja” në Zvicër i shoqëruar me veprimtarin e madh nga Medvegja, Sabit Abazi, i pari Shkollës Plotësuese Shqipe “Naim Frashëri” në kantonin e Cyrihut, z.Naser Ulaj, Hamzë Morina, ish kryetar i LAPSH-it në nivel Zvicre, Riza Demaj, koordinator i LAPSH-it për kt.Argau, Burhan Morina, studiues, Sami Pacolli veprimtarë e afarist, Agron Hoti veprimtar, Qemal Musliu, jurist, veprimtarë i njohur i kauzës sonë kombëtare dhe ish kryetar i Shoqatës “Atdheu” në Badragaz, Abaz Fejzullahi, kryetar i Bashkimit të Intelektualëve sqhqiptarë në Zvicër, z.Shefqet Cakolli, kryetar i SHKA “Dardania” në Winterthur, Prof.dr.Ylber Qusaj, veprimtarët Selami Huruglica, Fadil Hasani, Nderim Ibrahimi, Rafet Ademi, Përparim Sabriu, Sejdi Gega, studiues, Daut Luboja, Shaip Bajrami, Arif Osmani, Ridvan Rashiti, studiuesi z.Met Dura e shumë e shumë personalitete të tjera, publicistë, historian, shkrimtarë, kryetar shoqatash, mësues të shkollës plotësuese shqipe.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes, autor Daut Luboja

Recenzenti i librave, z.Jeton Arifi që kishte ardhur nga Kosova, i cili është edhe Drejtor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë, e shumë e shumë veprimtarë. Dashnim Hebibi shumë prej të pranishmëve thonin, se ishte ai që i bashkoi të gjithë në këtë ditë libri. Vërtet ishte organizim brilant. Promovimin e moderoi, aktori, regjisori e skenografisti i njohur, që njihet tashmë edhe si Mosiu i diasporës shqiptare, z.Adem Kicaj. Pasi përmendi sukseset e Dashnim Hebibi, z.Kicaj ftoi në skenë vëllezërit Kuqi për një paraqitje me instrumentet e tyre me violin dhe qifteli, Arbnor dhe Rrezart Kuqi, dy artista të mrekullueshëm, që u rritën në skenat e mërgatës sonë dhe tani lirisht mundet të thuhet, se do ti shohim edhe nëpër skena të ndryshme europiane. Babai i tyre z.Jakup Kuqi ishte ai që merrte urata të shumta nga të pranishmit sepse vërtet shkëlqyen me paraqitjen e tyre. Ishte madhështore. Me instrumentalet e tyre të mrekullueshme me violin e qifteli ishin vëllezërit Kuqi, dy të rinjë që janë lindur e po rriten në diasporë, ku dëshmuan se mërgata shqiptare po e ruan gjuhën e traditën shqiptare. Më pastaj, kulmi ishte, kur e mori fjalën rreth librave, z.Jeton Arifi, recesenti i librit, kritiku letrar dhe një personalitet shumë i matur, studiues, që bëri që të gjithë që ishin të pranishëm ta përcjellin me shumë vëmendje. Ai ndër të tjera kishte përgatitur për tre librat, recensione,.

Ekstrakt nga recensioni i Librit ‘Vështrim Presidencial’

Komunitetet e shpërndara jashtë vendit të origjinës, jo gjithmonë ia kanë dalur të ruajnë identitetin e tyre kombëtar, duke u shkrirë në kulturën e vendit pritës.

Diaspora shqiptare shquhet midis diasporave të popujve tjerë për lidhjen e shëndoshë që ka arritur ta mbajë me shtetin amë, kontributin që ka dhënë për forcimin e atdheut në aspekte të ndryshme dhe për ndikimin e vazhdueshëm që ajo vazhdon ta ketë në jetën ekonomike e politike të vendit të origjinës.

Si në shumë vepra të autorit Dashnim Hebibi, çështja e diasporës vazhdon të mbetet thelbi i shtjellimit brenda trungut të këtij libri.

Kësaj radhe, vlerën dhe rëndësinë e saj, ai e pasqyron përmes këndvështrimit të një profili të lartë. Përmbajtja e tij është ndërtuar, kryesisht përmes intervistave të zhvilluara enkas për të, me presidentë dhe ish presidentë të Shqipërisë e Kosovës, të cilët kanë mbajtur këtë pozitë, qoftë edhe në cilësinë e ushtruesit të kësaj detyre gjatë tri dekadave të fundit.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes, Daut Luboja

Një bashkëbisedim i orientuar nga një seri pyetjesh të autorit me secilin prej tyre, e pasqyron para lexuesit vlerën e padiskutueshme të diasporës mbarëshqiptare, kudo që është e përqendruar ajo.

Në disa raste, autori, këtë thelb e nxjerr në vetën e tretë, duke u bërë zëri interpretues i mendimit e vlerësimit të një (ish) presidenti.

Libri 'Vështrim Presidencial mbi Diasporën Shqiptare' nuk është voluminoz dhe vjen para lexuesit me një gjuhë të kapshme për këdo, madje edhe për një pjesë të gjeneratës së re të lindur në cilindo shtet pritës të diasporës shqiptare, të cilët mund të mos jenë shumë të familjarizuar me shqipen letrare.

Ekstrakt nga recensioni i Librit Lugina e Preshevës - Pjesë e Unit Kombëtar’

Libri i autorit Dashnim Hebibit, i titulluar ‘Lugina e Preshevës - Pjesë e Unit Kombëtar’, vjen para lexuesit në formë të një kronike të ilustruar, i cili përqendrohet rreth një ngjarjeje, sa emocionale e frymëzuese, aq edhe premtuese.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes, Daut Luboja

Autori, në faqet e para të këtij libri, lexuesit i sjell një hyrje në formë rrëfimi të një personazhi të mitur, brenda së cilit shpalosë peripecitë e depërtimit brenda turmës që kishte dalur të priste një burrështetës kaq gjatë të munguar.

Këtë shkoqitje, ai e bën për t’a ndarë me lexuesin që nuk pati mundësinë të ishte pjesë e ngazëllimit, atë emocionin që lindi si produkt i atmosferës së krijuar nga vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani në trevat e shkëputura shqiptare. Përmes flamurit, që mbanë në duart e njoma, përpjekjes për të vënë kontakt fizik me një figurë shpresëdhënëse, bartësi i kësaj rrëfenje, roli i së cilës është ta fusë lexuesin brenda thelbit të këtij libri, dëshiron ta nxjerrë në pah etjen e stërmbledhur të qytetarit të një krahine shqiptare të rraskapitur nga pritja për t’u ndjerë pjesë e pandashme e etnikumit shqiptar. Autori, këtij libri i jep një dimension të veçantë, duke realizuar pesëdhjetë e katër intervista me njerëz, të cilët, qoftë për nga profesioni apo veprimtaria publike shquhen në Luginën e Preshevës, pa përjashtuar këtu edhe veprimtarë shqiptarë nga diaspora, të cilët jodomosdoshmërisht kanë prejardhje nga këto treva, por që kanë bashkëndjerë në vazhdimësi rrugëtimin e dhimbshëm të qytetarëve të Luginës së Preshevës për një jetë të dinjitetshme.

Ekstrakt nga recensioni i Librit “Atdheu portativ”

LETËR E HAPUR MËRGIMTARIT

Me shkrimin e recenzionit për këtë libër, do të ishte e pritshme të të ndihmoja, i dashur lexues, që ta kuptoje arsyen pse dhe për kë është shkruar ai. Megjithkëtë, duke pasur privilegjin e diskutimit të idesë dhe përmbajtjes së këtij libri me autorin, qysh para se të llonte puna e palodhshme dhe me shumë durim mbi të, si dhe duke qenë i vetëdijshëm që përmbajtja e këtij libri, në thelb, do të ishin copëzat e jetës së shumë mërgimtarëve, të cilëve u kushtohet i njëjti, qëllimshëm po thyej kriteret e këtij recenzioni, duke e zëvendësuar atë me një dedikim të drejtpërdrejtë për secilin shqiptar që doli nga porta e shtëpisë me sytë kah pragu i saj në drejtim të një vendi pa emër e me premtimin në heshtje ndaj vetes që kthimi do të ishte i shpejtë.

Duke iu drejtuar mërgimtarit, në këtë recenzion, unë i as çdo bije të kombit, por që, për shkak të rrjedhës sintaksore të këtij teksti, po i shmangem përdorimit të të dy gjinive, gjë për të cilën, kërkoj mirëkuptimin tënd, bashkëkombësja ime e respektuar. Rrugëtimin e detyruar drejt mërgimit e morën shumë bashkëkombës para teje, disa për t’iu shmangur dhunës së papërballueshme të pushtuesit, e shumë të tjerë për të derdhur djersën që të tjerët e mbetur rreth vatrës të kishin mirëqenie të sigurtë. E kam lexuar diku një thënie që dikur qarkullonte ndër oda kullash se familja shqiptare duhej të kishte gjashtë djem, dy prej tyre që të kujdeseshin për familjen, dy të tjerë për të migruar që ta mbanin familjen nanciarisht dhe dy të mbeturit të viheshin në dispozicion për të luftuar armikun. S’do mend që ti e gjenë veten te, të paktën, njëra nga këto tri kategori.

Faqet e këtij libri ngërthejnë brenda vetes përditshmërinë tënde, sado të rraskapitshme e të përmallueshme ta kesh.

Ato janë të ilustruara me rrë met tua të pasqyruara sinqerisht, në kuadër të përgjigjeve që autori i këtij libri ka marrë prej teje në saje të një interviste individuale. Megjithë thjeshtësinë e vet, në kuptim të përmbajtjes me karakter kujtimesh, brenda faqeve të mbushura me përjetime të larmishme, të pasqyruara prej teje, lexuesi ndjen mallin që ti kishe kur le shtëpinë ku u linde, hapëron nëpër peripetitë që ti përjetove gjatë rrugëtimit të mundimshëm në drejtim të botës së premtuar, e cila t’u imponua si zgjedhje, pastaj ndjen lodhjen e përditshme mbi supet tua, e i gëzohet stinës së verës që të fton të vizitosh vendlindjen.

Pikërisht në këtë dimension, të mbushur me thjeshtësi e sinqeritet, autori e sjell të shpalosur rolin e mërgimtarit, brenda të cilit, lexuesi e sheh të pasqyruar babain, vëllain, motrën, kushëririn ... sepse është e pamundur që cilido lexues, të cilit i bie në duar ky libër, të mos ketë lidhje familjare me, të paktën, një të mërguar.

Shtetet e Evropës e Amerikës, të cilat u bënë vendlindja e fëmijëve të tu, strehuan shumë shqiptarë mendjendritur e zemërbardhë në periudha të ndryshme kohore. Nga ky dhé i huaj, por mikpritës, një shekull më parë, dolën burra e gra që i dhanë shpirt e shpresë popullit se Shqipëria do bëhej, nga atje larg, para dy dekadash, u mobilizua i madh e i vogël për të mbrojtur Kosovën që po shembej. Ne nuk jemi i vetmi popull, të cilit iu desh ti nxirrte jashtë bijtë më të mirë, përmes të cilëve, në rrethana të skajshme, do të mund të rilindte gjithçka shqiptare. Bërthama e etnisë sonë e zhvendosur jashtë ku njve arbërorë, të cilën e simbolizon ti, vëlla i dashur, ishte garanca e vazhdimësisë së sojit tonë, nëse shfarosja e nisur do të mund të ndodhte. Ishe ti, dhe shumë të tjerë si ti, që e mbajtën shpresën gjallë dhe u kthyen me ballin lart, xhepat plot e gjoksin hekur, sa herë që u kërkua.

Përtej historisë sonë të dhimbshme e krenare, të cilën, sa më shpesh ta kujtojmë, aq më mirë do të dimë ta ndërtojmë të ardhmen, vëmendje të pakursyer nga shteti amë meriton investimi në diasporën tonë mbarëkombëtare kudo nëpër botë. Ambasadori më i denjë e më efektiv i shqiptarisë je ti, miku im i mërguar, që duke qenë një fqi i sjellshëm me bashkëqytetarët ‘tu joshqiptarë, duke qenë koleg i respektueshëm në vendin e punës, duke qenë një klient i mirëkuptueshëm i shoqërisë që të ofron shërbime, e bën atdheun të duket më snik në sytë e botës. Mërgimi, si proces i lëvizjes së njerëzve nga vendlindja në një vend me më shumë perspektivë, i ka ndihmuar njerëzimit të shpërndajë heterogjenitetin e kulturave të pasura etnike, duke zvogëluar, kështu, ndryshimin midis popujve e duke e bërë botën një të vetme e të njëllojtë. Andaj, rrugëtimi yt jetësor, ajo që ti ke dhënë nga kultura jonë e ke marrë nga kulturat tjera brenda këtij cikli, ka lënë gjurmët e pashlyeshme në ngritjen e urave ndërkulturore, për të cilat do të jenë mirënjohës brezat pas teje.

Duke lexuar jetëshkrimin në miniaturë të shumë bashkëkombësve të tu brenda faqeve të këtij libri, të sjellë në format interviste nga gazetari profesionist Atdheu portativ i diasporës, Dashnim Hebibi, do të gjesh veten të pasqyruar në petk fisnikërie, të cilin ti nuk e ke vënë re te vetja nga modestia që të ka shoqëruar si vyrtyt emblematik shqiptar. Mos harro, ti je si uji që rrjedh, i pijshëm e i kristaltë që lë gjurmë jete prapa vetes! Pas tre recensioneve, të pranishmit e duartrokitën mysafirin nga Kosova që kishte ardhur enkas për këtë promovim.

Ndërsa, përfaqësuesi i Asociaconit „Bujanoci“, z. Memet Qazimi në emër të Asociacionit tha: „ Shumë i nderuar, miku jonë, Dashnim Hebibi, autor i këtyre tre librave që na ke bashkuar në këtë ngjarje kulturore, të nderuar mysafirë, përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësues të shoqatave, koordinator të shkollës plotësuese shqipe, mësues, shkrimtarë, gazetarë, aktorë, zonja e zotërinjë,

Kam nderin që në emër të kryesisë së Asociacinit qytetar „Bujanoci“ dhe në emër timin t’ju përshëndes, t’ju falënderoj, dhe t’ju uroj mirëseardhje në takimin tonë me rastin e promovimit të tre librave (RIBOTIM).

Asociacioni jonë, pati nderin dhe kënaqësinë që njëzëri të gjithë anëtarët e kryesisë, vendosëm që ta mbulojmë ribotimin e tre librave, që ta keni në duar ju të pranishëm, por edhe shumë të tjerë që nuk kanë mundur të jenë të pranishëm. Të nderuar zonja e zotërinj, nuk duam edhe të marrim kohë shumë, por më duhet thënë edhe ca fjalë, se Asociacioni qytetar „Bujanoci“, me qendrën e saj në Bad Ragaz, rreth vetes ka një numër të madh veprimtarësh të dëshmuar ndër vite për çështjen kombëtare. Ata edhe nga atdheu, por edhe me të ardhur në vend të huaj, kurrën e kurrës nuk u ndanë shpirtërisht me vendin e të parëve. Me forma të ndryshme u munduan dhe kontribuuan për ato toka, ashtu si kërkohej nga atdheu.

Me këtë emër Asociacioni qytetarë ¨BUJANOCI¨ e themeluar më 18.03.2018 në Zürich, definohet si Asociacioni i pavarur, jopartiak, jopolitik, joprofitabël si dhe jofetar i qytetarëve që jetojnë në territorin e Konfederatës Zvicërane e që janë me origjinë nga qyteti i Bujanocit. Asociacioni ka karakter social, humanitar, organizues dhe bamirës. Do të punojmë edhe në të ardhmen me projekte në të mirë të përgjithshme. Vlera e librit në kohët e sotme për dikë nuk është edhe aq sa do të duhej të ishte, por do t’u mbetet brezave të rinj, se të parët tuaj nuk janë ndalur, prandaj, as ju mos u ndalni për të qenë të bashkuar para çdo situate. I gjithë materiali që është në këto libra është plot histori, është plot sakrificë e shumë veprimtarëve që disa janë këtu e disa nuk janë, sepse në çdo cep të Zvicrës e të atdheut kanë vrapuar për të mirën e kombit. Është punë e madhe që e ka bërë Dashnimi, që brenda këtyre viteve sa është në diasporë, ka shkruar mbi 20 libra dhe ka mbrojtur edhe tezën e doktoratës me temë diaspora. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë shumë suksese edhe në të ardhmen. Në këtë promovim folën shumë personalitete, duke vlerësuar punën e madhe që ka bërë ndër vite, z.Hebibi.

Më duhet përmendur në këtë reportazh, disa fjalë të publicistit të njohur dhe gazetarit, z.Qazim Zejnaj para të pranishmëve, kur thotë se, isha i impresionuar dje, se nga gëzimi shpesh autori ishte përlotur sepse misioni i juaj ishte i shenjt e ideali se në veprat tuaja fiton e kaluara e ardhmja e lavdishme. Miku im i virtytit dje ishe Dardan i molllës kuqe me tempullin tënd hyjnor pranë familjes e miqve e krijuesve në mërgat ishe ishull i brezave e titan e fjalët e tuaa prekin edhe në qiell, sepse je një yll polar edhe kur është terr e bënë diell. Veprat tua, që i promovove janë me zanore e të folmen e sotme si diftong që ruhen mirë në rrokje hapur e pasurojnë letërsinë shqipe e lartësojnë diasporën shqiptare.

Vërtet je i pasur siç the, se kurrë nuk u shite, as nuk lakmove e as nuk punove për të mira materiale, por për unitet dhe me lapsin tënd prej profesionisti bashkove shumë e shumë.

Dashnim Hebibi, je ajka e mërgatës e margaritar diplomatik i pastërt si loti me një familje të lumtur e mbete i pavdekshëm në histori me vepra që kanë rrënjë në botë e do të lulëzojnë gjithmonë. Fal teje mua sot shumë punime me botohen edhe ne media shqiptare në Shqipëri, Kosovë si në Bota sot, etj, pasta në Arizona e Boston e revistën-Iliria, Dielli të Amerikës, Zërin e Kosovaren e shumë revista prestigjioze. Je faqebardh e fitimtar i admiruar kudo që graviton e i pasur me artin, penda e artë me uratë në shërbim të kombit e atdheut.

Çdo here të pafsha të lumtur me familje e nderime për ty dhe familjen. Krejt në fund, natyrisht, se thuajse çdo kush dëshironte të thonte një fjalë, por ishte koha e caktuar, aktori i madh, Adem Kicaj këndoi edhe një këngë me vargje të poetes Zize Pepshi me instrumentin e njohur Buzuku. Më la përshtypje edhe fjalët e z.Riza Demaj, ish i bugosur politik, njëherit, koordinator i LAPSH-it për kantonin Argau, se nuk jam ulur në sallë, kam qëndruar në këmbë në shenjë respekti për punën e madhe të Dashnimit. Zoti Hebibi, falënderoi të gjithë të pranishmit edhe njëherë me sinqeritetin e tij, padyshim nuk harroi edhe z. Petrit Bytyqi, bashkatdhetarin tonë nga Gjakova, që na mundësoi të mbahej ky promovim në një sallë të shkollës zvicerane pa asnjë kompenzim, Asociacionin qytetar “Bujanoci”, z.Rafet Ademi për mbështetje morale, zJeton Arifi, pastaj mjeshtrin e madh të kamerës dhe të fotografisë, z. Daut Luboja, aktorin e mirënjohur, z.Adem Kicaj, vëllezërit Kuqi, shtëpinë botuese “Libri” me editor Berat Thaqi për punën e tyre të shkëlqyer që e kanë bërë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që ky promovim libri të mbahej si është më së miri. Ishte ditë e veçant kushtuar librit, dijes, historisë e gjuhës sonë kombëtare. Autori, Dashnim Hebibi, hiq më pak se një orë, ka nënshkruar librat që të interesuarit donin ta kenë kujtim. Aktivitete të tilla na duhen edhe ma shpesh të organizohen. I urojmë shumë suksese, PhD.Dashnim Hebibi dhe padyshim, se presim edhe projekte të tjera. Pas 20 librave, që janë pasuri e madhe për diasporën tonë dhe shqiptarët në përgjithësi. Meriton të lexohen të gjitha librat e z.Hebibi, sepse aty shohim një jetë të mërgimtarit. Besojmë shumë, se edhe në të ardhmen do të kemi libra të tjerë nga z.Hebibi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat