Korab Rashiti, kandidat për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës

Zvicra

Korab Rashiti, kandidat për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës

Nga: Sami Arifi Më: 20 shtator 2023 Në ora: 07:17
Korab Rashiti

I vetëmi deputet shqiptar, Korab Rashiti, në në Kantonin e Bernit në Zvicër, i cili në zgjedhjet e datës 22 tetor 2023 është kandidat i partisë UDC (Unioni Demokratik i Qendrës) për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës.

Korab Rashiti është i lindur në Zvicër, rrjedhë nga familja me taban kombëtar, prindërit e tij të dalluar për veprimtari të kauzës së madhe kombëtare, të cilët, ishin të përndjekur nga pushtetit gjenocidial serb, të ardhur nga fshati Sllatinë e Poshtme të komunës së Vitisë, pa ndalur kurrë veprimtarinë e tyre në fusha shumë dimensionale, vepruan edhe në Zvicrë, prandaj Korabi është i edukuar nga familja e tij me një taban kombëtar…, Korabi do t’i shërbej Zvicrës, po edhe shqiptarëve, përmes ligjeve demokratike që ka në funksionim shteti zvicran…

Pas mbarimit të shkollimit fillor, të mesëm dhe të lartë, Korab Rashiti, ka punaur si asistent i drejtorit të përgjithshëm të hekurudhave në Zvicër dhe pastaj si menagjer i kualitetit dhe sigurisë në punë në të njejtën ndërmarrje.

Si nxënës i shkollës fillore dhe të mesme Korabi është marrë me aktivitete sportive, me futboll, dhe ka mbrojtur ngjyrat e ekipit të qytetit Biel/Bienne, ku edhe ka bërë emër në këtë qytet dhe më gjërë...

Me politikë ka filluar të merret para pesë viteve, si anëtar i Partisë së Unionit Demokratik të Qendrës (UDC), ai para dy vitesh ështeë zgjedhur Deputet i Kantonit të Bernit.

Korabi në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës që do të mbahen më 22 tetor 2023, është kandidat për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës, uroj që të ketë përkrahje, meqë është interes i gjithë shqiptarëve të përfaqësohen me veprimtarin në shërbim të tyre siç është Korab Rashiti, suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat