Zyrtare, Zvicra bëhet me 300.000 shqiptarë

Zvicra

Zyrtare, Zvicra bëhet me 300.000 shqiptarë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 18:42
Christoph Freymond, zyrtar i Zyrës Federale të Statistikave (OFS) me redaktorin e gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 26 % jane të huaj apo 2 milionë e 200 mijë, ne mesin e tyre edhe 3 % shqiptarë.

Në vitin 1999, Invasioni i Serbisë në Kosovë rriti dukshem numrin e shqiptarëve sikur ne vendet evropiane edhe në Zvicër.

Në ato vite Zvicra kishte 150.000 shqiptare, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave për Gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka deklaruar se «numi i shqiptarve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti se komunitet tjera. Për cdo vit, qindra prej tyre natyralizohen… » , pra marrin pasaporta zvicerane.

Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicer perbëjnë komunitetin me të madh dhe më të redesishëm ne kete vend dhe jane shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siq deklaroi dite me pare edhe shefi i diplomacise zvicerane z.Ignazio Cassis në nje bisede per televizonin Le Canton27.ch.

Keshtu sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicer jetojne dhe veprojne mbi 300.000 shqiptare, qe ketu njihen si albannofon, dmth që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dermuese jane nga Kosova. Ketu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Presheveës 20 mije dhe te tjerët jane nga Shqiperia dhe Mali i Zi.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave rreth 90 mije shqiptare tjere posdojne pasaporta e kuqe, me kryq të bardhë. Ne Zvicër aktualisht jane regjistruar 114 mije qyterare nga Kosova, dmth me pasaporta të Republikes se Kosovës. Sipas nje hulumtimi te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch edhe pas 15 vitesh nga pavarësia e Kosovës, në Zvicër ka ende shqiptare me pasaporta serbe, numri i te cileve sillet rreth 50 mijë.

Këtu do theksuar se cdo vit bie numri i serbeve ne Zvicër dhe rritet numri i shqiptareve..Jo pse këta te fundit vijne nga Kosova, por behet fjale ketu, se numri i kosovarëve me pasporta te shtetit te Kosovës, po vazhdojne të ngitet vazhdimisht per shkak te transformimit te pasaportave, duke lënë ata te Serbise dhe duke marrrur ata te Republikes se Kosovës. Besojme se numri i qytetarëve me pasaporta nga Serbia ne Zvicer do te bie dukshem pas 1 janarit te vitit te ardhshëm, kur do te ndodhe liberalizimi e vizave, atëhere kur kosovaret nuk do të kenë më nevoje për pasaportat e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat