Kurti me presidentin zviceran vizitojnë Muzeun e Bernit dhe të Einsteinit

Zvicra

Kurti me presidentin zviceran vizitojnë Muzeun e Bernit dhe të Einsteinit

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 18:24
Foto nga vizita në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndërmjet takimit dypalësh me presidentin zviceran, Berset dhe darkës me kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale të Zvicrës, kishte kënaqësinë të vizitojnë Muzeun Historik të Bernit dhe Muzeun Einstein.

Ai tha se muzeu paraqet jetën e pasur të shkencëtarit, që nga sfidat e hershme, anti-semitizmi me të cilin u përballë, deri në emigrimin e tij

“Ndërmjet takimit dypalësh me Presidentin zviceran, Berset dhe darkës me kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale të Zvicrës, kishim kënaqësinë të vizitojmë Muzeun Historik të Bernit dhe Muzeun Einstein që ndodhet brenda tij, me një hapësirë prej 1000 m2 dedikuar jetës dhe veprës së Albert Einstein.

Berni ishte qyteti ku Einstein punoi dhe zbuloi Teorinë e Relativitetit. Muzeu paraqet jetën e pasur të shkencëtarit, që nga sfidat e hershme, anti-semitizmi me të cilin u përballë, deri në emigrimin e tij në Princeton, Neë Jersey në Shtetet e Bashkuara, ku kaloi vitet e fundit të jetës.

Turi në muze përfundoi me një vizitë të artefakteve historike të mahnitshme të qytetit, që datojnë që nga periudha e hershme mesjetare”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat