Majlinda Sulejmani kandidate për deputete në Parlamentin e Zvicres

Zvicra

Majlinda Sulejmani kandidate për deputete në Parlamentin e Zvicres

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:26
Majlinda Sulejmani

Në zgjedhjet të cilat do të mbahen me datën 22.10 2023 për Parlamentin e Zvicrës, do të kandidoj edhe një shqiptare Majlinda Sulejmani ku deri më sot, asnjëherë shqiptarët nuk kanë arritur të fitojnë një vend të tillë.

Partia nga e cila ajo kandidon, i ka mbi 80 kandidatë, dhe synohen vetëm dy ulëse nga partia e saj.

Andaj, ajo mori guximin që të del në ballë të qytetarëve të kantonit të St. Gallen për të kërkuar besimin e tyre për të qenë faktorë i rëndësishëm si shqiptarja e parë në Parlamentin e Zvicrës, duke i përfaqësuar politikat për gjithë shqiptarët, si dhe për të përforcuar rolin e tyre në shtetin Zviceran.

Ajo në këto zgjedhje kandidon me slloganin “Me një zemër për të gjithë”.

Ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të asaj pjese, që të dalin në mënyrë masive në zgjedhje dhe t’i japin përfaqësim e delegim të politikave të tyre publike nga intelektualja shqipëtare, Majlinda Sulejmani! 🇨🇭🇨🇭🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat