Të gjithë ta votojmë Korab Rashiti për deputet në Parlamentin e Zvicrës!

Zvicra

Të gjithë ta votojmë Korab Rashiti për deputet në Parlamentin e Zvicrës!

Nga: Dashnim Hebibi Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:04
Korab Rashiti

Të nderuar bashkatdhetarë, të mos e lëshojmë fatin e mirë, ta votojmë kandidatin e merituar për deputet në parlamentin e Zvicrës, z.Korab Rashiti, një personalitet i përgaditur me plot kuptimin e fjalës. Korabi është deputet i Kantonit të Bernit, por po shpresojmë shumë, se me datë 22, do ta marrim lajmin e shumëpritur, se do ta kemi edhe deputet në parlamentin e shtetit të Zvicrës. Të mos harrojmë, nëpër shtëpitë tuaja përmes postës kanë ardhur fletat e votimit, prandaj, të votojmë dhe ta nisim votën për Korabin tonë.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë, ose saktësisht nëntë ditë, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Zvicër edhe pse fletëvotimet janë shpërndarë ditë më parë nëpër shtëpitë tuaja dhe votat tuaja mundeni ti dërgoni përmes postës.

Gjithandej kemi kandidatë shqiptarë të ndarë në disa parti, por ajo që na ka ra në sy dhe do të duhej të jetë në parlament nga kantoni i Bernit është z.Korab Rashiti, që jeton dhe vepron në kryeqytetin e Zvicrës në Bernin e bukur, në Bernin që dikur mbushej përplot e përplot me bashkatdhetarë në protestat e njohura kundër regjimit të egër të Serbisë dhe për ato protesta raportonte e shkruante nëpër mediat e asaj kohe, babai i tij, gazetari, publicisti i mirënjohur, z.Ismet Rashiti.

Image
Mënyra e votimit

Z.Rashiti e njohim të gjithë, veprimtarë i pashoq, ku kësaj here nuk do të ndalemi për te, sepse na duhet shumë e shumë që të shkruajmë, po ia lëjmë një kohe tjetër dhe që padyshim edhe djali i tij Korabi, do të jetë shembull i mirë, apo një zë i fuqishëm në parlamentin e shtetit mikë të kombit tonë, Zvicrës.

Personalitet i përgaditur edhe me edukatë familjare e kombëtare. Në periudhën e z.Ismet Rashiti, ose në ate kohë të art veprimtarësh të të gjitha trevave shqiptare, pak kujt i ka shkuar mendja, se një ditë, do të vije dita që të votojmë ne shqiptarët për një deputet shqiptarë edhe ate në parlamentin e Zvicrës. Siç e dijmë ishin kohëra të rënda, para pavarësisë së Kosovës, gjatë luftës dhe tani është krejt ndryshe.

Gjeneratat e reja, po arsimohen në shtetin helevetikë dhe mundësitë e tyre janë të mëdha të veprimit në fusha të ndryshme të dijes e deri te drejtimi në politikë. Është fat i madh, që po jetojmë në Zvicër dhe na ka hapur dyert e bashkëpunimit ky shtet pa dallim, ngjyrje, kombi apo feje, me rëndësi të njohim e zbatojmë ligjin e shtetit pritës, pra Zvicrës. Jo rastësisht, Zvicra njihet edhe si atdheu ynë i dytë. Sivjet si asnjëherë më parë, thuajse në të gjitha kantonet kemi kandidatë shqiptarë të shpërndarë në parti të ndryshme, që duan votën edhe të bashkatdhetarëve tanë, për të siguruar një vend në parlament.

Është shumë e rëndësishme edhe vota e bashkatdhetarëve tanë, sepse siç shkruhej e përmendej, është një numër i madh, që jetojnë e veprojnë në Zvicër, diku përmendej 200.000 e diku edhe 300.000, por saktësisht ende nuk është e ditur.

Image
Mënyra e votimit

Shenjat janë të mira, duke parë edhe vet, se gjithandej dëgjohej gjuha shqipe dhe të ndalemi edhe në kombëtaren e Zvicrës se sa futbollistë me prejardhje shqiptare kemi.

Prandaj ka ardhur koha, që edhe në parlament të kemi bashkëkombas, brezin e ri, që po shkollohet në Zvicër. Përmes pak fjalëve të këtij shkrimi, ia përkujtoj të gjithë bashkëkombasve tanë, të të gjitha trevave shqiptare, që jetojnë në Bern e me rrethinë, që ta votojnë, Korab Rashiti, i cili në zgjedhiet e datës 22 tetor 2023, do të jetë kandidat për deputet i partisë UDC - Unioni Demokratik i Qendrës.

Image
Korab Rashiti

Ta kemi parasysh;

Lista 1

UDC, Numri 01180

2X Korab Rashiti

Të nderuar bashkatdhetarë, Korab Rashiti është i lindur në Zvicër. Me origjinë është nga fshati Sllatinë e Poshtme e Vitisë. Ka punuar si asistent i drejtorit të përgjithshëm të hekurudhave në Zvicër dhe më pastaj si menaxher i kualitetit dhe sigurisë në punë. Është i qetë, shumë i matur dhe i përpiktë. Me politikë ka filluar të merrej para pesë viteve, si anëtar i partisë së Unionit Demokratik të Qendrës, (UDC). Para dy viteve është zgjedhur deputet i Kantonit të Bernit, ku është edhe sot duke e ushtruar këtë detyrë. Shpresojmë shumë, se bashkatdhetarët tanë, do t`ia japin votën në zgiedhjet parlamentare të Zvicrës, që po afrohen dhe me datë 22 tetor, ta marrim lajmin e mirë e historikë, se bashkëkombasi ynë do të jetë deputet në parlamentin e Zvicrës. Suksese dhe mirëpresim lajmin e mirë, se Korab Rashiti, fitoi votat e nevojshme, që të jetë deputet në parlamentin e Zvicrës. Suksese Korabit dhe gjithë kandidatëve të tjerë shqiptarë, që garojnë nëpër parti të ndryshme nëpër kantonet e tjera të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat