Leuenberger: Koha për një kandidat nga komuniteti shqiptar të ulet në Bernë, por ju lutem jo nga UDC!

Zvicra

Leuenberger: Koha për një kandidat nga komuniteti shqiptar të ulet në Bernë, por ju lutem jo nga UDC!

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 12:46
Ueli Leuneberger

Nuk kanë mbetur edhe një javë që na ndajnë nga zgjedhjet federale 2023 – Parlamenti zviceran ku do të rinovohet plotësisht më 22 tetor të ketij viti.

Në këto zgjedhje janë edhe 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Prtalamentin zviceran (Këshillin Kombëtar) Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje. Dite me apre gajte qnderimit ne kyreqytetin helvetik kyremnistri ashiptar i Kosoves ka takuar kandidatet shiqptare.

Ai i ka uruar të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

Lidhur me zgjedhjet e 22 tetorit, se cfare pret nga to dhe per kandidatet shqiptare për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka folur z.Ueli Leuneberger, baba dhe themelues i Universitetit Popullor Shqiptar ne Gjenevë (UPSH/UPA) qe dikur ishte deputete nga Gjeneva (gjelbertve) ne Parlamentin zviceran.  Z. Luenberger sot kryetar i AVIVO (shoqata për mbrojtjen e pensionistëve) pas znj.Micheline Calmy-Rey eshte nder kontribuesit me te medhenj për Kosovëne dhe shqiptaret ne ballkan.

Prandaj nuk thuhet kot se ai eshte ambasador i shqiptareve në Zvicër i cili ndihmoi shume ne integrimin dhe sensbilizimin e tyre. Ai ka takuar presidenten e Kosoves Vjosa Osmanin dhe krymenistrin Albnin Kurti. Leuenberger, njekohesisht vazhdin te jete edhe referencë e rëndësishme informimi edhe për zviceranët

Më 22 tetor do të zhvillohen zgjedhjet për Këshillin e Shtetit në Zvicër.Çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Leuenberger: Shpresoj që forcat politike që luftojnë vërtetë për drejtësi sociale dhe drejtësi klimatike të jenë më të shumta në të dyja dhomat.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 30 kandidatë nga të gjitha partitë nga 26 kantone. Mendoni se do të fitojë një kandidat shqiptar?

Leuenberger: Është koha që një kandidat nga komuniteti shqiptar të ulet në Bernë. Por ju lutem jo një UDC!

Si zakonisht, UDC po bën fushatë në kurrizin e shqiptarëve, duke i konsideruar si “dele të zeza”, komenti juaj?

Leuenberger: Ajo që është e tmerrshme është se ata vazhdojnë fushatën e urrejtjes kundër emigrantëve, pra edhe shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë duan që shqiptarët me kombësi zvicerane të votojnë për ta.Është gjithashtu e pabesueshme dhe e trishtueshme që kosovarët gjenden si kandidatë në listat e UDC-së.

Si e vlerësoni vizitën e Albin Kurtit në Zvicër, veçanërisht takimet e tij me deputetë dhe deputetë të PS-së në prag të zgjedhjeve?

Leuenberger:  Partia e Albin Kurtit dhe PS kanë marrëdhënie të mira mes tyre. Por kosovarët zviceranë duhet të kujtojnë se nuk është vetëm PS që i ka mbështetur dhe i mbështet. Shumë të Gjelbër, si unë, kanë qenë dhe mbeten mbështetës të rëndësishëm të çështjes shqiptare. Unë e kam mbështetur që në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat