Shqiptari qëllohet me armë, zvicerani arrestohet - Bota Sot
Shqiptari qëllohet me armë, zvicerani arrestohet

Zvicra

Shqiptari qëllohet me armë, zvicerani arrestohet

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 korrik 2017 Në ora: 13:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar (21) nga Kosova mbeti i plagosur dje mbrëma në qytetin zviceran Ebikon (LU). Policia ka arrestuar një zviceran (34) dhe ndërkohë kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes, shkruan “Blick”.

Policia mori alarmin rreth orës 20.45, se ishin dëgjuar të shtëna në rrugën Schulhausstrasse te Ebikonit. Atje policia arriti të gjejë shumë persona mes tyre edhe 21 vjeçarin e plagosur. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas policisë ndodhet në gjendje stabile për jetën, përcjell botasot.info.

Çfarë ndodhi? 

Policia dhe Prokuroria zvicerane nuk kanë dhënë detaje tjera për ngjarjen e mbrëmshme. “Communiqué der Polizei” ka sqaruar vetëm se është arrestuar një 34 vjeçar zviceran, që dyshohet të jetë agresori.

Autoritetet zvicerane kërkojnë ndihmë nga dëshmitarët okularë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat