LDK në Zvicër shënon 28 vjetorin e themelimit

Zvicra

LDK në Zvicër shënon 28 vjetorin e themelimit

Më: 2 maj 2018 Në ora: 21:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Më 28.04.2018, në Grenchen të Zvicrës u mbajt tubimi solemn i themelimit të LDK-së në Zvicër. Në shënimin e 28 vjetorit të themelimit të kësaj dege ishin pjesëmarrës të shumtë të anëtarësisë së gjerë në nivel të Zvicrës si dhe pjesëmarrës të Qendrës së LDK-së nga Prishtina.

Tubimin e nderuan zotëri Ismet Beqiri sekretar i përgjithshëm i LDK-së, zotëri Sali Morina koordinator i LDK-së për Diasporë, zotëri Imri Ahmeti anëtar i kryesisë qendrore dhe kryetar i komunës së Lipjanit, si dhe Bahtir Kastrati krytari LDK-së për vendet e Beneluksit. Prezentimin e këtij tubimi e hapi anëtari i kryesisë së Nëndegës së Sollothurnit zotëri, Naser Ramabaja.

Pasi prezantoi pikat e këtij solemniteti të 28 vjetorit të LDK-së në Zvicër, fjalën e mori kryetari i Degës zotëri Arif Baftiu, i cili në mënyrë kronologjike shpjegoi rolin dhe aktivitetin e veprimtarisë së LDK-ës në Zvicër për këto 28 vite aktivitet duke e ndihmuar çështjen shqiptare në tërësi. Më tej për këtë tubim u shprehën edhe delegacioni pjesëmarrës si zotëri Ismet Beqiri sekretar i përgjithshëm i kryesisë qendrore të LDK-së, i cili vlerësoi lartë punën dhe aktivitetin e LDK-së në Zvicër.

Më tej vlerësim të madhe për rolin e LDK-së, shprehu edhe kryetari i komunës së Lipjanit zotëri, Imri Ahmeti i cili shtoi se ndihma e madhe dhe roli LDK-së Dega në Zvicër për popullin tonë në Kosovë i cili ishte në momente të vështira do të vlerësohet gjithherë dhe shtoi se do jemi gjithmonë mirënjohës.

Më pas për kontributin e aktivistëve, veprimtarëve të shumtë të LDK-së për vite me rradhë, nga kryetari i Degës zotëri, Arif Baftiu u ndanë mirënjohje të shumta dhe shprehu vlerësimin e tij pozitiv për të gjithë aktivistët. Ky përvjetor i themelimit u zhvillua sipas programit të LDK-së Nëndega e Sollothurnit si nikoqire, në koordinim me Degën e LDK-së për Zvicër. Për nderë të këtij Solemniteti u organizua edhe program kulturoro artistik nga Shoqëria muzikore kulturore e Lozanës.

Komisioni për informim i LDK-së Nëndega në Sollothurn.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat