Chapron: Reagova keq!

Futboll

Chapron: Reagova keq!

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:56
Chapron

Jo gjithmonë gjyqtarët ruajnë nervat në fushën e futbollit. Tony Chapron, gjyqtari i futbollit francez kërkon falje për sjelljen e tij të pahijshme në takimin Nantes – PSG.

Ai ka kërkuar falje për goditjen e lojtarit, kjo pasi Federata e Futbollit të Francës e suspendoi atë për një kohë të pacaktuar dhe lojtarit ia anuloi kartonin e dytë të verdhë.

“Gjatë ndeshjes Nantes-PSG, unë u shtyra nga lojtari i Nantes, Diego Carlos. Si rezultat i asaj, ndjeva një dhimbje të mbrehtë nga një lëndim që kisha së fundmi. Reagova keq duke lëvizur këmbën time drejt lojtarit”, ka thënë gjyqtari Chapron. Këtë ndeshje e ka fituar PSG-ja me rezultat të ngushtë 1:0 kundër Nantes-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat