Kabashi: Koha me borë e ka vështirësuar shumë punën!

Futboll

Kabashi: Koha me borë e ka vështirësuar shumë punën!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2018 Në ora: 19:41
Veton Kabashi

Reshjet e fundit të botës kanë futur në vështirësi klubet që po përgatiten për pjesën e dytë të Kampionatit të Kosovës në futboll. Në disa vende trashësia e borës ka arritur mbi 20 centimetra e në disa edhe më pak, megjithatë ka shkaktuar mjaft telashe për futbollistët që të stërviten sipas planit. Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës stërvitet me intensitet të shtuar, me qëllim që të përgatiten sa më mirë, me objektivin e vetëm: Të ikin nga vendi i parafundit, ku janë aktualisht me 11 pikë, dy me pak se Besa e Pejës. Kapiteni i Flamurtarit, Veton Kabashi, tha se, bora ka shkaktuar mjaft vështirësi për stërvitje.

“Për momentin jemi duke stërvitur në fushën ndihmëse në Flamurtar, si dhe në fushën sintetike të ‘Rilindjes’, kurse koha me borë e ka vështirësuar shumë punën në natyrë, por na kanë mbetur edhe pak ditë ku do të shkojmë në Shqipëri për fazën e fundit të përgatitjeve”, tha Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Flamurtari është në pozitën e parafundit, dy pikë larg Besës, si i sheh gjasat për vend të dhjetë, që shpie në barazh?

“Përderisa klubi po organizohet mirë, sa i përket edhe transfereve këtë sezon është më i kujdesshëm, besoj që barazhi do të jetë i padiskutueshëm për Flamurtarin”, përgjigjet qendërmbrojtësi. Kuqezinjtë kanë pritur më shumë pikë gjatë pjesës vjeshtore, por nuk iu shkoi ashtu si planifikuan. Skuadra e rikthyer në elitë pas gjashtë vjetësh beson në një pranverë me të pasur sa i përket rezultateve. “Flamurtarit ka pas probleme të shumta që kanë ndikuar...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat