Manchester United prin në garë për mesfushorin e Bayern Munichut

Futboll

Manchester United prin në garë për mesfushorin e Bayern Munichut

Më: 30 janar 2018 Në ora: 10:13
Ilustrim

Manchester United prin momentalisht në garë për mesfushorin e Bayern Munichut.

Bëhet fjalë për kilianin Arturo Vidal, për të cilin e përditshmja gjermane “Bild” raporton se pritet ta blejë në verë, përcjell Express.

Chelsea është lidhur tash e një kohë me përfaqësuesin kilian, por “Djajtë e kuq” janë futur në garë tani dhe i prijnë asaj.

Bayerni është i gatshëm të ndahet me 30-vjeçarin gjatë afatit kalimtar veror, pasi në skuadër do ta mirëpresin mesfushorin gjerman të Schalkes, Leon Goretzkan, me të cilin kanë arritur marrëveshje qysh tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat