Real Madrid ka një lajm të keq për Bayern Munichun para gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

Futboll

Real Madrid ka një lajm të keq për Bayern Munichun para gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:43
Ronaldo dhe Benzema

Real Madrid ka golashënues të ndryshëm në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich duhet të ketë kujdes të madh nga Real Madrid në ballafaqimet e tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo ka shfaqur formë të mirë duke realizuar tre gola në dy takimet ndaj Juventusit në çerekfinale.

Por, nuk është vetëm portugezi i cili ka përvojë me gola të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve.

“Mundo Deportivo” shkruan se pesë futbollistë të “Los Blancos” kanë shënuar gola të mëparshëm në gjysmëfinalen e garës.

Ronaldo, Isco, Benzema, Ramos dhe Marcelo kanë realizuar gola në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat