Trajnerin më të çuditshëm serb e kontravers që ka pasur Prishtina para 32 viteve

Futboll

Trajnerin më të çuditshëm serb e kontravers që ka pasur Prishtina para 32 viteve

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2018 Në ora: 14:59
Gjoriqi i sotëm

Ka qenë e çuditshme se si klubi me renome Prishtina në vitin 1986 e kishte prurë në krye të saj, një serb si Millovan Gjoriq, që njihet për nacionalizëm dhe me karrierë të bujshme si futbollist në Cërvenë Zvezdën e Beogradit, që kurrë nuk ka pranuar në gjirin e saj shqiptarë.  Atëkohë Gjoriqi një trajner i Prishtinës, që kishte mjeshtri për të aktruar se gjoja i do shqiptarët, a në zemër nuk ndjente asgjë për ta! Një trajner kontravers dhe që njihte vetëm paranë.

 Ky trajner siç shihet në foton më të re nga ndryshuar shumë prej asaj kohe, por mbahet mend që nuk kishte sjellë asgjë në Prishtinën e asaj kohe, pos që kishte marrë para të majme. Me këtë trajner të çuditshëm Prishtina mezi e kishte siguruar ekzistencën në javën e fundit, në Suboticë, kur e kishin mundur 2:1 Spartakun e Suboticës dhe siç flitet edhe tani, ka pasur disa “marrëveshje” prapa perdeve, se ndryshe qysh vitin 1987 biente nga elita klubi prishtinas! Në vitin 1987 Gjoriqi ishte shkarkuar nga posti i trajnerit për shkak të rezultateve katastrofë, e para baras me Vardarin 0:0, pastaj humbën në Beograd me 7:1 nga Cërvena Zvezda, pastaj në Prishtinë munden me 2:0 nga Radi dhe në Osijek me 5:1. Gjoriqi mbahet mend nga trajnerët që pa hair në kryeqytet, por që kurrë se kishe dashur klubin bardhekaltër.

Politika e atëhershme e Komitetit Krahinor apo e regjimit komunist, si shumë herë ka qenë fatale edhe për sportin e Kosovës. sepse politika atëkohë ka përcaktuar edhe trajnerët e padëshiruar serb siç kishte qenë ky farë Gjoriqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat