Futbollistët e Prishtinës në Luksemburg

Futboll

Futbollistët e Prishtinës në Luksemburg

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:44
Futbollistët e Prishtinës në Luksemburg

Pas udhëtimit të qetë të mbrëmshëm dhe pas mëngjesit të sotëm, skuadra ishte e lirë deri në ora 12:00. Futbollistët e Prishtinës shfrytëzuan kohën e lirë meqë rast u vizitua edhe kryeqendra e Luksemburgut me të njëjtin emrin. Ekspedita shfrytëzoi rastin për të parë bukurinë mahnitëse të qytetit të vjetër të mesit të Evropës.

Ndërsa nga ora 17:00, skuadra e mbanë seancën stërvitore në stadiumin Émile Mayrisch. Përndryshe në grumbullim janë 22 futbollistë dhe formacioni do të caktohet vetëm para fillimit të ndeshjes.
Portierë: Visar Bekaj, Alban Muqiqi.
Mbrojtës të djathtë: Armend Thaqi, Përparim OsmanI, Lorik Maxhuni.
Mbrojtës të majtë: Jamal Arago, Abdul Bashiru.
Mbrojtës qendror: Armend Dallku, Ahmet Haliti, Debatik Curri, Leotrim Bekteshi. 
Mesfushorë: Argjend Mustafa, Ergyn Ahmeti, Lorik Boshnjaku, Mërgim Pefqeli, Meriton Korenica, Qendrim Zyba, Gauthier Mankenda.
Sulmues: Ahmed Januzi, Basit Abdul Khalid, Alen Jasharoski, Arbër Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat