Matthaus ndryshon qëndrim: Kjo është Gjermania që duam! - Bota Sot
Matthaus ndryshon qëndrim: Kjo është Gjermania që duam!

Futboll

E martë, 13 nëntor 2018

Matthaus ndryshon qëndrim: Kjo është Gjermania që duam!

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 13:11
Lothar Matthaus

Gjermania u mund 2-1 nga Franca të martën në mbrëmje dhe rrezikon zbritjen në Ligën B të Nations League, por ish-futbollisti i famshëm Lothar Matthaus këtë radhë nuk kritikon, sepse ka vetëm lëvdata për lojën e Gjermanisë dhe njëkohësisht nuk e sheh më trajnerin Joachim Löw në rrezik largimi.

“Skuadra nuk u shpërblye për paraqitjen e mirë dhe rezultati është e vetmja gjë për të cilën mund të ndihen në faj. Ishte një ndeshje e bukur, sidomos pjesa e parë u luajtur shumë mirë nga Gjermania”, tha Matthaus në një intervistë për Sky Sport News HD.

Ish-kampioni i botës ka mbetur i kënaqur nga të gjithë lojtarët: “Disiplinë në mbrojtje, fantazi në mesfushë, shpejtësi në fazën sulmuese”.

Low bëri ndryshimet e duhura

Arsyeja madhore për këtë transformim të Gjermanisë është ndryshimi i formacionit nga Joachim Löw. Trajneri i Die Mannschaft bëri atë që i kërkojnë prej kohësh, duke futur 5 emra të rinj – Leroy Sane, Serge Gnabry, Nico Schulz, Niklas Süle e Thilo Kehrer – ndërsa Jonas Hector, Emre Can, Mark Uth e Thomas Müller u ulën në stol dhe Jerome Boateng ishte i dëmtuar.

“Vendimet e Löw para ndeshjes ishin të mira për ekipin dhe ai e ka kuptuar se duhet të ndryshojë diçka – me lojtarë të shpejtë, ambiciozë, të rinj dhe që luajnë me zemër, duke dhënë gjithçka për atdheun”, tha Matthaus, i cili ka fjalë të mira për trajnerin: “Humbja është e dhimbshme, por na ka treguar se nuk duhet të kemi dyshime rreth trajnerit, i cili ka shumë cilësi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test