Shqiptari shënon për Bayernin

Futboll

Shqiptari shënon për Bayernin

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:31
Meritan Shaban

Futbollisti shqiptar, Meritan Shabani, ka treguar lojë shumë të mirë, duke shënuar gol për fitoren bindëse të Bayernit nga Munihu me rezultat 4:0 ndaj AEK-ut U-19 nga Athina. Ndeshja u luajt në Athinë, në kuadër të xhiros së tretë grupit E të Champions League U-19. Në minutën e 56-të, Shabani shënoi për epërsinë 0:3.

Golat i shënuan: Zirkzee (42’), Zylla (53’), Shabani (56’) dhe Andersson (81’). Kjo është fitorja e parë për bavarezët, të cilët renditen në vend të tretë me 4 pikë, tri me pak se Ajax në krye të tabelës dhe dy se Benfica në vend të dytë. Shabani u paraqit standardë dhe është goli i dytë i tij gjatë këtij edicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat