Mozambiku goditet sërish nga stuhia - Bota Sot
Mozambiku goditet sërish nga stuhia

Afrika

Mozambiku goditet sërish nga stuhia

Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:51
Pamja nga Mozambiku, ilustrim.

Cikloni Keneth ka arritur në veri të Mozambikut, shtet, i cili ende është duke u përballur me dëmet që ka shkaktuar një stuhi në kohët e fundit.

Cikloni ka sjellur erëra deri në 220 kilometra në orë dhe ka lënë të vdekur tre persona në kombin e ishullit të Komoros.

Departamenti për Menaxhimin e Krizave në Mozambik, ka thënë se 30,000 persona janë evakuuar nga zonat që pritet t’i përfshijë cikloni.

Muajin e kaluar, stuhia Idai ka shkaktuar qindra vdekje në këtë rajon.

Më shumë e 900 persona kanë vdekur si pasojë e shkatërrimeve të lidhura me këtë stuhi në Mozambik, Malavi, dhe Zimbabve, derisa rreth 3 milionë të tjerë kanë thënë të kenë nevojë për ndihmë humanitare.

Sipas parashikimeve, stuhia pritet të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm për disa ditë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 600mm shi mund të mbledhet gjatë kësaj kohe, apo rreth dy herë më shumë sesa ka rënë gjatë stuhisë Idai.

Programi Botëror për Ushqim i OKB-së, ka thënë se është duke punuar me Qeverinë e Mozambikut dhe grupe tjera humanitare rreth planit të emergjencës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...