Vdes personi i dytë nga Ebola në Ugandë

Afrika

Vdes personi i dytë nga Ebola në Ugandë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:57
Ugandë

Një grua 50 vjeçare e infektuar me Ebola ka vdekur në Ugandën perëndimore, një ditë pasi nipi i saj pesëvjeçar ndërroi jetë.

Këto janë dy rastet e para të raportuara në këtë vend që nga përhapja e virusit nga Republika Demokratike e Kongos, ku afërsisht 1,400 njerëz kanë vdekur.

Tre pacientë të dyshuar se janë prekur nga Ebola gjithashtu kanë ikur nga një qendër izolimi.

Kreu i një bamirësie të madhe mjekësore e ka quajtur shpërthimin e fundit të Ebola-s në Afrikën Qendrore “me të vërtetë të frikshëm”.

Jeremy Farrar, drejtor i Wellcome Trust, tha se epidemia ishte më e keqja që nga viti 2013-16 dhe ka treguar “asnjë shenjë ndalimi”.

Të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vendosë nëse shpërthimi tani duhet të konsiderohet si një emergjencë e shëndetit publik.

Gjyshja dhe nipi thuhet se kanë udhëtuar përtej kufirit në Kongo të dielën, ku dyshohet se kanë rënë në kontakt me virusin nga një i afërm i moshuar që më vonë vdiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat