Në Sakara, Egjipt ndodhen miliona trupa të mumifikuar në një vend, ku sipas arkeologës Bethany Hughes disa nga gjetjet ishin të vështira për t’u shpjeguar
Megjithëse shkencëtarët kanë eksploruar “botën e lashtë të të vdekurve” në Sakara, Egjipt për më shumë se 150 vjet, ky vend enigmatik mendohet të ketë ende shumë mistere dhe tërheq shumë studiues e turistë.
Të gjitha këto mumie janë të jashtëzakonshme, por arkeologët kanë zbuluar diçka tjetër. Jo vetëm trupat e njerëzve janë varrosur, por edhe kafshët. Ka tetë milionë qen të varrosur në një varr masiv, dhe katër milionë zogj në tjetrin.
“Egjiptianët e lashtë bënin arkivole të mëdha dhe se i gjithë lokacioni ishte një varrezë nëntokësore, ku u varrosën dema të mëdhenj të çmuar,” tha Bethany Hughes.
Me përjashtim të historianëve, ky vend është magnet edhe për turistët. Në gusht të këtij viti, Ministria e Antikiteteve dhe Ministria e Planifikimit Urban të Egjiptit nënshkruan një protokoll për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore, i cili përfshin zhvillimin e shërbimeve të ekspertëve në këtë lokacion arkeologjik.