Piratët somalezë lirojnë pengun pas katër vjetësh izolimi

Afrika

Piratët somalezë lirojnë pengun pas katër vjetësh izolimi

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 10:53
Pengu

Një marinar iranian është lënë i lirë nga piratët somalezë pasi e mbajtën të robëruar për më shumë se katër vjet.

Marinari Mohammad Sharif Panahandeh u gjet i sëmurë rëndë dhe është liruar në emër të veprës humanitare. Kështu tha organizata “Partneriteti për Përkrahje të Pengjeve”, e cila mori pjesë në negociatat për lirimin e marinarit.

Gjatë dekadës së kaluar, mijëra pjesëtarë të ekuipazhit të anijeve janë zënë robër në ujërat e Somalisë dhe më pas janë liruar pas dhurimit të shpërblimit që e kanë kërkuar piratët.

Lirimi i qytetarit të Iranit e zbret në tre numrin e personave që po vazhdojnë të mbahen nga piratët.

Sulmet e piratëve somalezë në këtë rajon e arritën kulmin në vitin 2011, por kanë shënuar rënie viteve të fundit, sipas të dhënave të Forcës Detare Evropiane, e cila operon në këto ujëra.

Tri pengjet e tjera janë gjithashtu me shtetësi iraniane dhe ishin marrë nga një anije peshkimi në vitin 2015.

Në anën tjetër, personi i liruar është dërguar fillimisht në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, për t’iu nënshtruar kontrollit fillestar e pastaj pritet të dërgohet në vendlindje me aeroplan, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat