Sëmundja misterioze që po përhapet nëpër Etiopi, të infektuarve po u bëhen sytë e verdhë

Afrika

Sëmundja misterioze që po përhapet nëpër Etiopi, të infektuarve po u bëhen sytë e verdhë

Më: 3 mars 2020 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Nëpër Etiopi është duke u përhapur një sëmundje misterioze, e cila në veçanti është prezentë në fshatrat në afërsi të projektit të gazit në Somali.

Të infektuarit thonë se sytë e tyre kanë marrë ngjyrë të verdhë dhe vazhdimisht po kanë temperaturë dhe djegie nëpër pjesë të ndryshme të trupit, që në fund po rezultojnë me vdekjen e tyre.

Ende nuk dihet se çfarë po e shkakton këtë sëmundje, por qarkullojnë fjalë se e gjitha po ndodh për shkak të mbetjeve kimike që kanë helmuar ujin me të cilin furnizohen banorët.

Megjithatë autoritetet në Adis Adebi kanë mohuar kategorikisht thashethemet, duke thënë se sëmundja nuk ka të bëjë asgjë me këto pretendime për mbetjet kimike.

“Mbetjet kimike po barten dhe ato janë përgjegjëse për epideminë”, ka deklaruar një i ri i infektuar me këtë sëmundje mismterioze.

Ky 23-vjeçar është liruar nga spitali, pasi mjekët i thishin thënë se nuk mund të bëjnë asgjë më shumë për të. Megjithatë ai disa ditë më vonë ka ndërruar jetë si pasojë e kësaj sëmundje.

Në anën tjetër një zyrtar i Somalisë, pretendon se është shfaqur një sëmundje e re e cila kurrë më parë nuk shfaqur në këtë rajon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat