“Qëndroni në shtëpi, ose ‘vallëzoni’ me ne”! Falenderim i veçantë për mjekët në Gana

Afrika

“Qëndroni në shtëpi, ose ‘vallëzoni’ me ne”! Falenderim i veçantë për mjekët në Gana

Më: 9 maj 2020 Në ora: 09:20
Pamje nga videoja

Mjekët në këtë situatë pandemie kanë qëne dhe personat e parë që janë përballur me vështirësinë dhe kanë qenë në vëmendje të të gjithëve.

Në vende të ndryshme të botës, si shenjë falenderimi për punën e tyre janë bërë aktivitete të ndryshme, por duket se një grup ganezësh kanë zgjedhur një mënyrë speciale për personat që përballen me koronavirusin.

Përmes një video që ka qarkulluar në disa media ndërkombëtare shikohen një grup prej 7 burrash të cilët të veshur kokë më këmbë në të bardhë, si dhe me doreza dhe maska për fytyrën. Njëri prej tyre që besohet të jetë Aidoo, ulet në pjesën e përparme të veshur me një brez të kuq dhe syze dielli, pasi ai i drejtohet kamerës.

 

“Përshëndetje të gjithëve, ne duam të falënderojmë të gjithë mjekët në .Ju po punoni shumë dhe po kujdeseni për të gjithë”.

Ndërsa në fund të videos ato bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. “Qëndroni në shtëpi, ose ‘vallëzoni’ me ne”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat