Kopjuan në provim, por a e dini çka u bëri shteti dy të rinjve

Afrika

Kopjuan në provim, por a e dini çka u bëri shteti dy të rinjve

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Në Marok në vitin 2016, kanë hyrë në fuqi ndëshkime të ashpra për ata që kopjojnë në provimet shtetërore.

Atje nuk kalohet kjo situatë vetëm me marrjen e telefonit, por edhe me gjobë e dënim.

Dy të rinj u kapën ndërsa po përpiqeshin të kërkonin në internet përmes celularit përgjigjet e sakta të pyetjeve të testit kombëtar për pranimin në Universitet.

Të rinjtë po përdornin telefonin e futur në mënyrë të paligjshme në sallën e provimit për të kaluar atë që njihet si “Bac”, një lloj provimi i maturës shtetërore në këtë vend.

Pasi u kapën, ata u arrestuan menjëherë dhe u dënuan me tre muaj burg, një gjobë prej 450 eurosh secili dhe konfiskimin e telefonave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat