Afrika shpik testin e shpejtë anticovid, ja sa kushton

Afrika

Afrika shpik testin e shpejtë anticovid, ja sa kushton

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 14:54
Amadou Sall, drejtor i Institutit Pasteur dhe DiaTropix, tha se testi do të kushtojë vetëm 1 $

Për herë të parë që nga shpërthimi i Covid-19, Afrika është gati të sjellë testimin e shpejtë për virusin në kontinent. Instituti Pasteur, një qendër kërkimore biomjekësore në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, është afër prodhimit të një testi provë për koronavirusin, që mund të japë rezultate brenda pak minutash.

Instituti po drejton një sipërmarrje të re të quajtur DiaTropix, e cila ka punuar në partneritet me pesë organizata kërkimore që nga marsi, për të krijuar testin, duke përfshirë Mologic në Mbretërinë e Bashkuar.

Amadou Sall, drejtor i Institutit Pasteur dhe DiaTropix, tha se testi do të kushtojë vetëm 1 $.

“Kjo është një teknologji shumë e thjeshtë, si një test shtatzënie që mund ta përdorni kudo në nivelin e komunitetit, i cili është i rëndësishëm për Afrikën,” tha ai.

Sipas Mologic, ky testim i shpejtë nuk kërkon energji elektrike ose ka nevojë për analiza laboratorike. Testi përbëhet nga një shirit i thjeshtë provë i vendosur në një njësi plastike, ku hidhet një sasi e vogël gjaku, e ngjashme me testin e insulinës. Gjaku testohet për antitrupa të lidhura me koronavirusin dhe rezultati tregohet në shiritin e provës.

Paketat e testimit të shpejtë Covid-19 do të jenë së pari të disponueshme në kontinent përmes qeverive dhe organizatave shëndetësore. Ndërsa deri  në shkurt 2021 do të prodhohen nga 10 deri në 15 milion mostra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat