U bë nënë 44 herë, 40 vjeçares i ndalohet lindja e fëmijëve të tjerë

Afrika

U bë nënë 44 herë, 40 vjeçares i ndalohet lindja e fëmijëve të tjerë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 00:48
Foto

Një 40 vjeçareje nga Uganda i është ndaluar lindja e fëmijëve. Kjo pasi ajo ka gjithsej 44 fëmijë.

Pyetja që lind është se, si ka mundësi që ka kaq shumë fëmijë në moshë të re?

Miriam Nabatanzi ishte vetëm 12 vjeç kur u martua me një 40-vjeçar dhe lindi dy fëmijë në fillim.

Ajo lindi gjithsej gjashtë grupe binjakësh, katër grupe treshe dhe pesë grupe katërshe. Në tërësi, ajo kishte 15 shtatzëni, të gjitha me shumë lindje që rezultuan në një total prej 44 foshnjash.

Ajo humbi gjashtë fëmijë gjatë lindjes, por u desh të kujdesej për pjesën tjetër të 38 fëmijëve të saj.

Tani është e ndaluar që të bëjë më fëmijë, pasi mund të ketë probleme shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat