Afrikë, shkon mbi 4.6 milionë numri i rasteve me COVID-19

Afrika

Afrikë, shkon mbi 4.6 milionë numri i rasteve me COVID-19

Më: 3 maj 2021 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka kaluar shifrën 4.6 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.606.045.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.134.941 ndërsa numri i viktimave në 122.411.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve lidhur me virusin është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorësh deri më tani janë aplikuar mbi 15 milionë doza të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat