Vriten shtatë policë në Nigeri

Afrika

Vriten shtatë policë në Nigeri

Më: 9 maj 2021 Në ora: 07:27
Nigeri

Shtatë policë janë vrarë pas një konflikti të armatosur me njerëz të paidentifikuar të shtunën në shtetin e pasur me naftë, Rivers, në Nigeri.

Njerëz të armatosur hapën zjarr në një pikë kontrolli në shtetin jugor, pastaj gjuajtën në dy stacione policie, duke vrarë oficerë dhe duke djegur vetura patrullimi, ka thënë policia.

Policia vrau dy prej sulmuesve por po kërkon ata që shpëtuan.

Nuk është e qartë se kush qëndronte pas vrasjeve, por rajoni ka parë një rritje të sulmeve separatiste ndaj policisë.

Pasi qëlluan për vdekje dy oficerë policie në pikën e kontrollit, ata vranë dy oficerë të tjerë dhe i vunë flakën një veture patrullimi në stacionin policor Rumuji. Policia hapi zjarr përsëri dhe vrau dy prej sulmuesve aty, shtoi policia.

Të armatosurit që shpëtuan vranë tre oficerë të tjerë në stacionin policor Elimgbu.

Një numër oficerësh policie dhe ushtarësh janë vrarë në rajon javët e fundit, gjë që ka shkaktuar shtetrrethim gjatë natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat