Pezullimi i Twitter nga qeveria e Nigerisë hyn në fuqi

Afrika

Pezullimi i Twitter nga qeveria e Nigerisë hyn në fuqi

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 23:34
Muhammadu Buhari

Miliona nigerianë nuk ishin në gjendje të hynin në Twitter të Shtunën pasi qeveria zbatoi një pezullim të pacaktuar të operacioneve të platformës mikroblogging në Nigeri, raporton AP.

Shoqata e Operatorëve të Licencuar të Telekomunikacionit të Nigerisë tha në një deklaratë se anëtarët e saj kanë pezulluar hyrjen në Twitter në përputhje me një direktivë qeveritare për ta bërë këtë.

Qeveria e Nigerisë tha të premten se ishte pezulluar për një kohë të pacaktuar Twitter në kombin më të populluar të Afrikës, pasi kompania fshiu një cicërimë të diskutueshme që Presidenti Muhammadu Buhari bëri për një lëvizje shkëputëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat